Ndoc Logu: Çudia shqiptare, edhe agjent kundër Shqipërisë edhe atdhetar?!

Ornela

– Për debatin dhe njohjen më mirë të Ernest Koliqit dhe Martin Camajt e të tjerë-

Nga Ndoc Logu

Shkrimi i A. Tares në gazetën “Dita” me 7 e 8 korrik 2020, për dy shqiptarë me role të dyfishta në shërbim të agjenturave të huaja, Ernest Koliqi dhe Martin Camajt, ka ngjallur zemërimin e disa bij, nipa, sternipa dhe simpatizantë të fashizmit.

-Historiani gjasme antikomunist Romeo Gurakuqi, flet me një gjuhë arkaike dhe me argumente bajate si të ishte ballist.

– Adrian Ndreca, përdor një gjuhë të ndyrë pa asnjë argument.

– Agron Tafa, nga shpella e ngujimit ku gjendet, edhe në këtë rast, parapëlqen antishqiptarët.

-Agim Cani, përpiqet t’i juftifikojnë ata me krahasime pa vend e pa vlerë. Ai thotë se : “Edhe Esenini ka shkruar për Leninin”, gjë që s’është e vërtetë. Ka shkruar dikush tjetër. Por edhe sikur të ishte e vërtetë, krahasimi është marrëzi: UDB dhe agjenturat e tjera me Leninin, nuk shkon (Gazeta “Fjala” 9 korrik 2020).

-Sadik Bejko,  me kulturë e dije të admirueshme, bën një arysetim fëminor: “Edhe nëse kanë qënë, puna e tyre nuk e ka dëmtuar vendin tonë“ – tha ai për një TV. Por ka akoma të tjerë dhe në disa gazeta.

-Të gjithëve, kapakun, ose qylafin e zi të turpit, të dy agjentëve, ua vendos, ish-kolegu i tyre, Frank Shkreli. Ai thotë: “Asnjeri, as tjetri, kurrë nuk e kanë mohuar asgjë nga veprimtaria e tyre… përfshi bashkëpunimin me agjencitë perëndimore për të rrëzuar regjimin komunist” (Gazeta “Telegraf” 9 korrik 2020).

Për mua, historia e këtyre dy agjentëve antishqiptarë (Koliqi një fashist i betuar dhe Martini një i ri hallexhi që kërkonte mbështetje) nuk ka asgjë të re, asgjë të pa ditur dhe asgjë për të dyshuar. Hapat e parë të Martin Camajt, në këtë rrugë që s’u kthye kurrë më, lidhet me një nga njerëzit e mi, përsa i përket punës së tij si arsimtar në Prekal. Ja se si:

Pas LANÇ, solli në pushtet, si komandant rrethi në Dukagjin, axhën tim, Gjon Marashi. Për kushtet ku ndodhej atëherë arsimi, Martin Camaj, ishte njeri nga të dëshruarit dhe i përshtatshëm për t’u emëruar arsimtar. Dhe kjo u bë në fshatin Prekal, fare afër me Shkodrën.

Fshati Prekal, shtrihet në dy anët e lumit Kir, ku Martin Camaj u frymëzua për poezitë e para. Pasi Martin Camaj nisi atë rrugë që dihet, axhën tim e thërrasin në KP të Rrethit Shkodër. Pas debateve të ashpra, me ish të ngarkuarin me punët e Partisë Komuniste në Shkodër, me djalin e ri Adil Çarçani, axha i tha atij: “Unë mbaj përgjegjësi veç përsa më takon, për punët e pushtetit, por jo për të sigurimit…” Në pasditen e debatit me Adil Çarçanin, vjen në shtëpi Fadil Kapisyzi (i vëllai tij më vonë u bë gjeneral), Sadik Bekteshi e të tjerë ilegalë të qarkut Shkodër, familjen tonë e kishin bazë.

Pas bisedës së gjatë të Fadilit me axhën për Martin Camajn, dhe disa figura të tjera të rëndësishme të Dukagjinit, për të cilët Gjon Marashi përpiqej për t’i kthyer në jetën normale, në kushtet e reja të pasluftës, çdo gjë u sqarua. Martin Camaj, nuk do të quhej tradhtar, as spiun në rrugëtimin që kishte nisur e premtuar. Sa i qindroi besnik kësaj Martini, e tregoi rruga, sjellja dhe moskthimi i tij më në Shqipëri as pas viteve 90-të kur i kishte mundësitë. (Hollësitë në një rast tjetër).

Siç ka treguar Erika, gruaja e dytë e Martinit, “Kur Martini po e ndjente se ndarja nga jeta nuk ishte e largët, ai, doli jashtë shtëpisë, ndezi një zjarr dhe dogji tërë letrat që kishte ruajtur: shënime të vetat, kujtime, letra, dokumente e tjerë”. Se çfarë kishin brenda ato, Erika, nuk e dinte. Ato ishin në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të tjera që Erika nuk i dinte. Po përse Martini, i ktheu tërë ato dokumente e kujtime në tym, flakë e pluhur celuloze, e di vetëm ai. Por mund të hamendësohet. Gjatë djegies e më pas, fytyra e Martinit, kishte marrë një pamje dramatike. Edhe gjendja shpirtërore ishte tepër e rënduar. Patjetër, ato nuk ishin krijimtari letrare. Po të ishte kështu, ai, nuk do t’i vinte zjarrin. Ai duhet të ketë vepruar kështu, që pas vdekjes, veçanërisht në Shqipëri, të njihnin vetëm një Martin: shkrimtar e poet, dhe kaq. Ndoshta, jo Martinin e dytë çka mund të dëshmonte lënda e djegur.

Unë, e arsyetoj kështu, sepse di faktin se: ka disa rregulla e kode strikte, për ata që futen në shërbimet e fshehta. Disave nuk iu lejohet për të mbajtur shënime fare. Disa kanë urdhër për t’i mbajtur shënimet, por vetëm në një kopje dore, dhe, ato patjetër duhet t’ua dërgojnë eprorëve të vet. Ka të tjerë që i shkelin këto rregulla, që i mbajnë shënimet vetë, dhe i përdorin faktet për shantazh e përfitim. Ndoshta, (kjo është hamendësia ime), përmbajtja e lëndës së djegur, ka ndikuar që Martini, të mos vinte kurrë në Shqipëri, edhe pas vitit 1990, kur i kishte mundësitë.

Dokumentet që sjell dhe arsyetimi që bënë A. Tare, nuk mund të kundërshtohen. Por e vërteta e plotë akoma s’ka dalë përsa i përket Martin Camajt: Kush e futi në këtë rrugë? Interesi apo bindjet e veta? Tabori antikomunist që gjeti atje? Apo Ernest Koliqi që vazhdonte të bënte petulla me ujë duke ëndërruar kthimin si Zogu më 1924?

Lidhur me Ernest Koliqin, për të cilin shpura fashistoide e pas viteve 90-të, ndjehet kaq e acaruar, aq sa Leonard Veizi thotë: “Po vriten dy herë”, lidhet me peshën që kishte Ernest Koliqi në parti dhe qeverinë fashiste. Por edhe me shpresën që mbanin tek ai edhe pas LANÇ-it. Ernest Koliqi ndryshon si nata me ditën me Martin Camajn e shumë të tjerë. Ai me bindje të plotë dhe ndërgjegje të pastër fashiste, e pranoi detyrën e lartë në forumet Fashiste dhe atë të ministrit, po në qeverinë fashiste që kishte pushtuar vendin e vet. Ernest Koliqi, ishte dhe mbetet për tërë jetën një tradhtar i popullit dhe vendit të vet. Ai është i njëjtë me Kuslingun e Norvegjisë, i njëjtë me Petenin e Francës, i njëjtë me kolonelët e zinj të Athinës, Napolon Zervën e të tjerë.

Unë jam i prirur t’i shoh dhe vlerësoj kështu cilindo, së pari, nga qendrimi i tij atdhetar dhe në shërbim të popullit të tij. Ky është kriteri bazë, është guri i parë i themelit për vlerësimin e çdo individi, politikani, qeveritari a krijuesi. Ky kriter zbatohet në tërë vendet dhe shtetet e botës, që kanë komb e atdhe. Vetëm në Shqipërinë e pas viteve 90-të na kanë dalë disa specie që thonë: “Mjafton të jetë antikomunist dhe menjëherë i shpallin atdhetarë të mëdhenj”. Kjo është një marrëzi që nuk e gjen vetëm tek ne, në dekadat e fundit. Nëse e vlerësojmë Ernest Koliqin, nga kriteri i mësipërm, i atdhetarisë, atëhere, na del se, edhe Tito e Rankoviçi dhe pas tyre S. Millosheviçi, duhet të shpallen atdhetarët më të mëdhenj të Kosovës, meqenëse, ata, dëbonin, burgosnin, vrisnin dhe zhduknin shqiptarët e Kosovës, për të “mirën” e tyre. Këto bëri edhe nazifashizmi në Shqipëri gjatë viteve të pushtimit. Nga dy detyra të larta si kryetar i KKEFK  dhe ministër i po kësaj qeverie pushtuese. Ernest Koliqi, ka miratuar tërë programin e Italisë kundër vendit të vet. Me bëmat e tij antiatdhe e antipopull, mund të ndërtosh piramida krime e turpi sa të duash. Nga këto janë shumë. Ja disa  që nuk harrohen kurrë.

– Në janarin e vitit 1939, Konti Çiano, diskuton planin e ndarjes së Shqipërisë me kryeministrin e Jugosllavisë Milan Stojodinoviç. (Erald Kapri, “Mbreti Zog” f. 24-25). Këtë duhet ta ketë ditur mirë E. Koliqi.

– Ernest Koliqi, ka ditur edhe planin tjetër kobëzi të Italisë që në 10 vjetët e para të pushtimit, programi ishte që çdo shqiptari t’i sillte dy italianë. Kështu në pak vite, shqiptarët, në atdheun e tyre, do të mbeten minoritet. Edhe këtë e dinte mirë Koliqi.

– Pas ceremonisë entuziaste, të mirëpritjes të pushtuesit në Sheshin e Tiranës, Ernest Koliqi, me datë 12 prill 1939, në qytetin e Shkodrës, do të duartrokiste turpin dhe poshtërimin e Flamurit Kombëtar, duke e ngritur në godinën e Bashkisë me dy sopatat e fashizmit. As këtë ngjarje, nuk mund të thotë kush se nuk e dinte. Entuziazmi i Koliqit në këtë manifestim fashist, buronte nga fakti se: ky dhe tradhtarët e tjerë, e kishin ndjerë erën e pushtuesit, tamam si hijenat erën e gjakut të ndonjë prerje. Ndryshe, Koliqi dhe koliqët e tjerë, kishin pa e ndjerë erën dhe gjakun e popullit të vet, mbi të cilin do të vendosin karriken e ministrit dhe të  KKEFK shqiptare. As këtë nuk mund të thotë kush se Koliqi nuk e dinte.

– Më datën 3 qershor 1939, qeveria fashiste shqiptare, krijoi një komision të posaçëm “për ndjekjen, burgosjen dhe internimin e kundërshtarëve të regjimit fashist…” Në këtë komision ishin: Zenel Prodani, prefekt i Tiranës, Kol Bib Miraka, që mbante detyrën e zv.sekretarit të Partisë Fashiste, dhe Emin Toro, që mbante detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë Drejtësisë Fashiste dhe dy gjeneralë pushtues. Kam lexuar shumë nga ato lista që bënte kjo treshe me dy pushtuesit. Po kujtoj vetëm dy nga qarku i Vlorës. Njëra ishte me 154 dhe tjetra me 104 vetë nga familje ilegalësh, partizan e simpatizant antifashist. Asnjë nga këta të 258 vetë të pafajshëm nuk u kthyen më gjallë në Vlorë. As këtë, nuk mund të thotë kush se Koliqi nuk e dinte.

– Gjatë viteve që sundoi me dhunë e viktima, qeveria dhe ideologjia fashiste e Ernest Koliqit, Shqipërisë dhe shqiptarëve të vet, ju “dhuroi“ 67 kampe përqëndrimi e internimi (vetëm brenda vendit), në të cilët kaluan 10 për qind e popullit shqiptar.

– Në listat e gjata të internuarëve, jashtë vendit, prej 8500 djem e vajza antifashistë shqiptarë, 1250 prej tyre u dogjën në furra dhe u pushkatuan, ka kontributin edhe Ernest Koliqi dhe zv. i tij. Edhe këto fakte, a thua se nuk i dinte Koliqi?

– Vetëm në një muaj, dhjetor 1941 qeveria ku bënte pjesë Ernest Koliqi, ka bërë 1130 bastisje shtëpish, Janë kontrolluar 21131 persona, nga të cilët 5227 u burgosën, vetëm se ishin antifashistë. A mund ta pranojnë kush se këto nuk i dinte ministri Koliqi (Të dhenat janë nga libri “Gjenocidi nazifashist 1939-1944).

– Ernest Koliqi në një mbledhje qeverie, dirigjoi një spektakël karnavalesh, kur ngriti sallën në këmbë me duartrokitje entuziaste për njoftimin e Kryeministrit Mustafa Kruja për qeverinë e popullin se: “ … gruaja e Perandorit të Italisë, Etiopisë dhe Shqipërisë …. është barsë dhe ka mashkull… Ky lajm është gëzim i madh për popullin shqiptar… sepse u sigurua trashëgimia perandorake edhe për popullin tonë e Shqipërinë…”, përfundoi njoftimin M.Kruja. Ndërsa Koliqi dirigjonte ovacionet që i hiqej e drejta shqiptarëve për të qeverisur veten.

– Ernest Koliqi, i dinte shumë mirë edhe vjedhjet që i bëheshin pronës kombëtare, nga pushtuesit si: nafta, mineralet, pyjet e Pukës, Mirdirës, Lurës, bakrin e Mirditës, objekte arkeologjike e tjerë. Koliqi e dinte mirë edhe si shiteshin e transformoheshin pronat e shqiptarëve e të vendit tonë, me çmime qesharake, në dobi të blerësve italianë, përfshi edhe tokën e lagjes ku banoj unë sot në Tiranë.

Ndërsa gjendja nën pushtuesin ishte e rëndë me vrasje, burgosje, internime, me pushkatime si: Vasil Laçin, Qemal Stafën, Perlatin, Brenkon e Jordanin në Shkodër, dhe dhjetra e qindra në tërë vendin, gazetat, këto tellalle të fashizmit dhe partisë Koliqit, shkruanin: “Durimi është mjeti më i mirë i ngushëllimit të jetës”. Sipas kësaj gazete, populli duhet të durojë realitetin e ri, jo ta kundërshtojë fashizmin. Ndërsa gazeta : “Bota e Re” me 24 gusht 1941 shkruante: “ … Shkodra është bërë fashiste, kalaja e ndërgjegjes kombëtare…” E çuditshme dhe e turpshme.

Vetëm nga këto fakte, që janë vetëm një e mijta e bëmave të tyre kriminale kundër popullit dhe atdheut të vet, duhet gjykuar, analizuar e vlerësuar Ernest Koliqi dhe tërë tabori i tij antishqiptar. Librat e Dr. Hasan Luçit, që është njohësi më i mirë gjallë sot, janë të mbushura me të vërteta tronditëse për këto “Mërgata qyqesh” ndjellakeqe për Shqipërinë. Gjaku i pafajshëm i shqiptarëve atdhetarë, që e ka derdhur pa dhimbje kjo shpurë, nuk mund të lahet, nuk mund të harrohet e nuk mund të justifikohet me arsyetimet banale të neofashistëve të pas viteve 90-të, vetëm pse ishin antikomunistë. Jo, antikomunizmi nuk është atdhetari. Pa u futur në histori se: si u krijua, kush e krijoi, si u zbatua dhe efektet që pati kjo doktrinë në pjesën më të madhe të botës, në rastin e Shqipërisë, idealet komuniste dhe komunistët shqiptarë, u bënë të vetmet ideale, e vetmja ideologji e shpresë për popullin shqiptar, për t’u ngritur në luftën çlirimtare, për të sjell lirinë e më pas progresin në të gjitha aspektet e jetës. Periudha e viteve 1939-1990, është periudha e dytë dhe më e lavdishme e tërë historisë sonë.

Kukuvajkat e sotme, që aspirojnë tërë padrejtësitë e sotme, si etrit e tyre, para 80 vjetësh, ankohen se personazhet e A. Tares na qënkan krijues dhe po vriten dy herë.

Vetëm në dy elemente sekondarë të jetës së tyre, ka 30 vjet që na i mburin këta personazhe tragjik të historisë sonë. Koliqi , – thonë, kur ishte ministër ,- dërgoi disa arsimtarë në Kosovë. Kjo nuk është as meritë as dëshirë e Koliqit, sepse Koliqi, së pari duhet të donte shkodranët e vet e pastaj Kosovën, sepse atdhetari fillon nga familja, vendlindja e kështu me radhë. Dërgimi i arsimtarëve në Kosovë, ishte taktikë e pushtuesve për t’i joshur shqiptarët e Kosovës, në mos për t’i bërë për vete, të mos i kenë kundër. Nuk duhet harruar se ka pasur marrëveshje midis Ialisë e Jugosllavisë për të ndarë edhe vetë Shqipërinë, e jo më të merrte edhe Kosovën. Neofashistët e sotëm llomotisin në gazeta e kudo, duke mos iu kujtuar asgjë nga jeta e tyre antishqiptare e na thonë: “Po vriten e persekutohen dy herë, gjoja dy figura të arsimit e letërsisë! Jo, kjo nuk është e vërtetë. Ata nuk u vranë as nuk u persekutuan kurrë. Ernest Koliqi, sa ishte në pushtetin fashist, persekutoi dhe përgjaku popullin e vet. Kur fashizmi i tij u mund nga shqiptarët, ai iku bashkë me ta, dhe prej andej përpiqej të bëhet përsëri presekutor. Por, nuk ia doli. Ai dhe shokët e tij, vranë veten tre herë. Së pari me 1939-1944 kur u radhitën në anën e gabuar dhe kundër popullit e atdheut. Pra vranë veten me dorën e tyre. Së dyti, kur iu bashkuan agjenturave antishqiptare. Së treti, kur krijimtarinë e realizuan jashtë kritereve dhe arritjeve të kulturës e gjuhës kombëtare shqiptare. Ata, duke shkruar e krijuar në dialektin dhe arkaizmat e një kohe të kapërcyer, ata ia ngushtuan hapësirën krijimtarisë së vet për t’u lexuar lirshëm e masivisht nga brezat e ardhshsëm. Me këtë sjellje, ata dëmtuan veten dhe krijimtarinë. Veçanërisht kjo humbje është më e madhe për Martin Camajn. Këtë e bënë, mendoj unë, për urrejtje, gjoja të rendit komunist, që ishte vendosur në Shqipëri. Nga kjo urrejtje e verbëri, ata nuk pranonin ta njohin, as ta përdorin, në krijimtari, arritjet më madhështore të standarteve të reja të gjuhës shqipe. Atëherë, ku qëndron vrasja dhe persekutimi, ku Koliqi sa qëndroj në Shqipëri, ishte presekutor.

– Luigj Gurakuqi ishte njeri nga figurat më emblematike të pavarësisë, të luftës, politikës, qeverisë dhe arsimit shqiptar. Askush, asnjë fjalë, nuk u tha nga këta që ankohen për Koliqin, që po i zbulohet veprimtaria e pistë antishqiptare, kur Gurakuqit ia shembën shtëpinë në Shkodër. Po përse: sepse ai ishte antifashist dhe atdhetar i madh.

– Migjeni arsimtar ishte, poet e shkrimtar. Por kur i hoqën emrin në shkollat e Krujës dhe Mamurrasit, kur i shembën shtëpinë muze në Shkodër, asnjë nga këto sojsëzë nuk foli asnjë fjalë. Përse? Ai ishte kundër shtypjes dhe shfrytëzimit kapitalist, nga një monstër rendi siç është edhe sot.

– Ndrec Ndue Gjoka, ka mbetur emblema me përfaqësuese e arsimit pas lufës në Shqipëri, të cilit edhe jetën ia këputën brekushzinjtë, etrit e këtyre të sotmit. Kur i rrëzuan shtatoren, kur i hoqën emrin nga shkollat, askush nga këta, nuk tha se po vritet dy herë. Përse: Sepse ai ishte komunist, antifashist e atdhetar.

– Arsimtar ishte moshatari im, Ismet Sali Bruçaj, që ia mori jetën cikloni duke shkuar në shkollë ku jepte mësim. Pas viteve 90-të ia hoqën emrin nga shkolla dhe e hodhën në harresë. Askush nga këta, nuk tha se po vritet dy herë. Jo, Koliqin, Martinin dhe qindra të tjerë, askush nuk i vrau, jo dy por asnjëherë. E kundërta është: ata vranë veten, siç thamë më lart. Koliqi vrau jo pak shqiptarë. Duke punuar për të përjetësuar fashizmin, ai do të vriste akoma edhe pas largimit. Prandaj e quaj shumë të dobishme publikimin e dosjeve të tyre nga A. Tare. Kemi rreth 30 vjet që po  jetojmë nën trysninë e heronjve të rremë dhe të tradhtarëve që na hiqen e shiten si atdhetarë. Lufta me piedestalet e “Nderit të Kombit”, që po bëhet që prej 30 vjetësh nga këmishëzinjtë, duhet të marrin fund. Atyre t’iu tregohet vendi, t’iu mbyllet goja duke iu publikuar të vërtetat e hidhura e antikombëare.

 

 

 

 

Share This Article
18 Comments
  • Te lumte pena. Koha duhet te jete e guximtareve dhe jo e zvarranikeve sahanlepires, qe thone te verteten sic eshte.

    • Po, me te vertete shkrim i shkerlqyer i Ndoc Logut , por edhe na mesoi ,
      se si ka qne e verteta e ketyre te dyve , sepse thelle, thelle po ndiheshim fajtor
      , se mos ndoshta keta te dy ishin tipa patriote dhe po akuzoheshn pa te drejte .

      Porse, sic duket doumentat Amerikane nuk genjejne por thone te verteten , per keta spiunet

      Te lumte Zoti Ndoc Logu !

  • Te lumte mendja dhe dora,i nderuari atdhetar trim ,Ndoc Logu!
    Mjaft i kemi duruar se lehuri keta qente e zgjebosur te fashizmit,prandaj ,ne antifashistet dhe bijte e tyre duhet te ngrihemi ne kembe dhe te demaskojme me te gjitha forcat antishqiptarizmin e tyre!
    Dhe kjo duhet te filloje nga demaskimi i plote i veprimit te ndyre antishqiptar i Edi Rames,qe nderoi me pa turpesi krye kuinslingun ballist M.Frasheri duke na kerkuar ne trasdhegimtareve te 28 mije deshmoreve dhe 70 mije partizaneve,qe te ulim koken para vepres se ketij antishqiptari!
    Se pari kete gje duhet ta beje baza e PS-se,qe te kerkoje shporrjen nga PS-ja te Edi Rames,ketij baltosesi te Luftes Antifashiste dhe mbrojtjes se krimnineleve te luftes!
    Ne se kjo nuk do behet,atehere perpjekjet individuale te atdhetareve te vecuar nuk do te kene sukses te plote!
    Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare eshte ewpopea me e lavdishme e popullit shqiptar nder shekuj dhe mbrojtja e saj duhet te jete detyre paresore e nje partie te majte,se deshmoret dhe partizanet nuk u ngriten ne luften antifashiste as per Enver Hoxhen (qe e njohen vetem pas clirimit te vendit),por dhe as per komunizmin!
    Ata luftuan per clirimin e atdheut nga pushtuesit!
    Ndersa ballisto zogistet jo vetem nuk luftuan kunder pushtuesve,por bashkepunuan me ata vetem per te shpresuar ne marrjen e pushtetit ne tavoline,ne se luften e fitonin nazistet,gje qe u doli e deshtuar!
    Historia i ka mbyllur verdiktet e saj pergjithmone,ndaj te gjithe ata,qe mbrojne humbesit,vazhdojne te jene p[o aq antishqiptare sa ishin edhe eterit e tyre,shumica e te cileve merituan plumbin pas koke si armiq te Shqiperise!
    Pallavrat me komunizmnin nuk i ha njeri!
    As sot nuk gjendet qofte edhe nje material i vetem se cfare eshte komunizmi e jo me ne kohen e L2B!

  • Te lumte mendja dhe dora! Nje shkrim qe duhet ta lexojne vencanrisht te rinjte . Respekte per JU! Tradhetia ndaj heronjeve te vertet ‘ e ketyre kemishzinjeve 30 vjecar ‘,u vertetua me prishjen e simboleve te luftes se lavdishme kunder pushtuesve.

  • Une edhe 1 mije jete te kem me mire radhitem me te diturin e te kulturuarin Ernest Koliqi,se me ty or malok intrigant dhe cpifaraq.
    Te rralle kane qene maloket qe i sherbyen toger Babes,per te tmerruar dhe perdhunuar Malsine shqiptare.
    Pac faqen e zeze,RENEGAT!

    • Doemos o demo,prandaj edhe Enveri kur denonte nje kriminel nga ju,i internonte te gjithe te tjeret!
      Se ju edhe sot pas 30 vjet kapitalizem,jeni po aq shpirt zinj,gjakatar,percares dhe antishqiptar si atehere!
      Ti je me Koliqin se je me fashizmin e nazizmin!
      Ja ky eshte antikomunisti:Lufton komunizmin se do nazi-fashizmin!

  • Ka disa vite ne bulevardin kryesor.te Tiranes u var.portreti
    I Zef Valentin it prifti agjent I sherbimit.sekret te.fashizmit Italian he Shqiperi SIM she me.vone I Gestapos.Me.tregonte.babai i internuar ne Itali dhe i liruar me kapitullimin e Italise Fashiste e ne Stacionin e trenit Milano babai atdhesohej me trenin Gjerman dhe Zef Valentin ishte ne shoqerine e 3/ oficereve SS ndersa une ju fsheha nga syte se kishe friken se me spiunonte.tek.oficeret SS si vellai I Qemal Stafes.Zef Velntinine njihte baben nga vitet kur kishin banuar me Shkoder.Ai e njihte mire fam tone se ka qene professor I xhaxhallareve Veli e Qemal stafa Kolegjin Jezuit she baba ka pas.studjuar I vogel tek ky kolegj.

  • Bravo zoti Ndoc Logu!
    Thjesht i ke dhi ne surrat Gurakuqve karabusha gjakprishur e gjithe te tjereve bij e niper fashistash qe e cuan atdheun ne pragun e shfarosjes.

  • Aman more zoterijn komentues, po a mund te krahasohet koliqi, camaj, fishta etj., me ndoc logun!!! Cfare thoni more se na ijnoruat krejt si popull. Turp.

  • Pushtimi me i eger i Malsise Shqiptare nuk ka qene pushtimi italian,pushtimi gjerman,por ka qene PUSHTIMI PARTIZAN..
    Hidhuni perpjete,terbohuni,.Ate qe i kane bere brigadat partizane dhe batalioni toger babes,Malsise,jo gjermani italiani,por as Turku nuk e ka c`nderu Malsine ne ate fare feje.
    UDB DHE KGB nuk e ka degjuar Malsia,..Ato i sollen me vete partizanet me yll ne balle.
    Udb,Serbo-sllavia,Moska,Beogradi,mos i kerkoni nder katolike,or pjelle e partizaneve me yll te kuq.

    • Po pse te hidhemi?
      Ne mire kemi qene e mire jemi.
      Gjithnje lart. Gjithnje fitimtare.
      Ti bajge e felliqur dhe tradhetare, bajge ishe dhe bajge ke mbetur.

  • Kushdo punoj qe komunistet te mos vinin ne pushtet ka merits te medha.Tani disa ish komunita me shkoll te marrur siç e dime te gjith si dhe disa fuksa te deges qe kan Marr zemer qe ne pushtet jan bijt e atyre qe na nxin jeten per 50 vite dalin e shesin moral

  • Shqiptaria per Chlirim ishte jobolshevizem dhe jo lufte klase brenda vetvetes, lufte qe na perchau e na mba, ne forma te panjura, perseri larg progresit te synuar qe nga Rilindasit.

  • Ne 1997 demo qe e ka emrin Enver Memishaj udhehiqte SHIKun ne Vlore. Eshte nje sherbetor i ndyre i Sali Berishes demo domethene Enver Memishaj.

    Edhe djali i demos, Orges Memishaj, eshte nje sherbetor i ndyre i Sali Berishes dhe hajdut:

    http://www.gazetatema.net/2014/05/12/punonjesi-i-shish-dyshohet-se-grabiste-per-te-shtuar-terrorinmbi-qytetaret/

    http://www.gazetatema.net/2014/05/11/ndalohet-per-vjedhje-punonjesi-i-shish-djali-i-ish-keshilltarit-te-nishanit/

    Per ty demo dhe djalin tend Orges Memishaj vlen kjo thenje e Ndoc Logut:

    “Ernest Koliqi, ishte dhe mbetet për tërë jetën një tradhtar i popullit dhe vendit të vet.”

    Edhe ti demo dhe djali yt Orges Memishaj jeni tradhetare.

  • NJE FALEMINDERIT TE MADHE DHE RESPEKT TE VEANTE PER JU , zoti Ndoc Logu , me kete shkjrim i ben nder jo vetem malesise , por krejt Shqiperise e shqiptareve te vertete kudo qe jane .Patsh jete te gjate e shendet te plote .

  • Partizan i Serbise!Edhe kriminelet e GESTAPO s,,edhe SS e kampeve te cfarosjes,kaluar mbeten gjithe jeten.Nuk paguan per krimet.Te gjithe bisnesmena perfunduan .
    U mbush Argjentina,Brazili me Firmat e tyre.
    Ku ndryshoni ju prej tyre?
    Se ju jeni dhia zgjebosur me bishtin perpjete.Ju llum i kafsherise maloke,na shiteni per clirimtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *