Ish-deputeti Eduart Ndocaj ka folur edhe njëherë për sa i përket akuzave për mashtrim, paditur nga një shtetas italian.
Ndocaj i ka mohuar këto akuza duke thënë se ky shtetas kishte shkuar edhe më herët për të bërë kallëzim por nuk ishte pranuar. Kjo ishte hera e tretë.
“Absolutisht janë të pavërteta. Unë jetoj më biznesin tim jo me ryshfete. Është hera e tretë që ky shtetas shkon denoncon, por nuk është marrë parasysh, këtë herë e kanë pranuar. Ky zotëri është i moshuar dhe me probleme shëndetësore. Ka probleme mendore dhe familja e ka larguar atë nga biznesi sepse po bënte dallavere” ka thënë Ndocaj në një lidhje telefonike në “Top Story” me Sokol Ballën.
Balla: Ky shtetas ka thënë në padinë e tij se ju i keni mundësuar një takim me Ramën. A është e vërtetë kjo?
Që ka pasur takim me kryeministrin Rama në Lezhë, ka pasur por unë nuk i kam mundësuar vetëm atij takim.
Balla: Ai thotë se ju e keni mashtruar për makinën tuaj “Audi Q7”?
Makina është me kontratë të rregullt, e noterizuar në Itali dhe do të bëhet publike.
Unë jam ndaluar në Morinë të Kukësit njëherë në Ditën e Pavarsisë, për makinë të vjedhur, u verifikua që kjo nuk ishte e vërtetë dhe u lashë i lirë.
Balla: Dy herë nuk është pranuar, e treta u pranua. Po synohet ndaj jush një sulm politik?
Është dikush që e ka marrë me shumë dëshirë të më sulmojë.
Arsyeja është ajo që unë nuk kam arritur ti bëj karshillëk kryeministrit apo ministrave.

Askush ne bote nuke jep mijra, apo dhjetramija dollare pa noterizim, dhe aqe me teper ne nje Shqiperi ku Tirana zyrtare ne dite e vite eshte akuzuar si ricikluese e botes se krim-korrupsionit-mafjozo-imoralo-politik ne te tre pushtetet.Gje per te cilen eshte kerkuar me force si nga populli,dhe nga USA e BE-ja sa me shpejt te filloje reforma ne drejtesi,vettingu dhe ligji i dekriminalizimit, ligj qe u pshurr ne unison nga Rama-Basha-Berisha-Meta, me shoke e shoqe ne zgjedhjet per deputet . Koha ka vertetuar se politika e Tiranes zyrtare ne dite e vite,eshte treguar teper agresive, terrorrizuese dhe vrasese e kundershtareve politik te saje.Dhe kete e kane vertetuar ne dite e vite,largimi nga Shqiperia i opozites se vertet dhe e nje populli qe c’do dite kerkon te largohet nga vendi per nje jete te sigurte ku te jetojne si krijesa njerezore.Vrasjet e 4 disidenteve ne Shkoder, terrorri me hapjen e depove te armeve me pasoja mbi 3500 te vrare dhe mijra te gjymtyer, si dhe vrasjet e deputeteve Hajdari, Xhindi e Olldashi,ky i fundit u varros me nje shpejtesi marramendese,duke dhunuar ligje, pa harruar vrasjen e Trebiceks dhe bankierit Santo, dhe tragjedite ne dete e toke si Otranto,Gerdeci,dhe 21 Janari etj, do te thote qe bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre,po vazhdojne si eterit e tyre duke terrorrizuar, burgosur dhe vrare opoziten qe guxon dhe i akuzon per krimet e tyre, te deshmuara me ze, figure e deshmi te gjalla, sa istitucionale, aqe dhe me shume popullore e medjatike deri me sot. Nuke ka ligj ne bote qe me nje denoncim pa prova e fakte policia te ndaloje nje qyteare,dhe aqe me teper nje kryetare partie, qe leket i nxjerr me djersen e ballit, ky arrestim dhe kjo akuze false ndodh pervecse ne vendet ku sundojne diktaturat komuniste-terrorriste- dhe nazifashiste, dhe ato vende ku diktaturat u konvertuan ne te majte e ne te djathte dhe nje djalle e gysem, ku popujt vazhdojne te trajtohet si skllav. Prokuroria ndaj ketyre piliceve qe terrorrizojne politikanet opozitare, duhet te filloje sa me shpejt hetimet dhe ti ndeshkoje me largim nga forcat e policise, keto masha te nxehta sherbetore te verber te pushtetareve bastard qe nuke kane te ndalur ne terrorr e vrasje per te rrembyet e sunduar dhunshem ne te tre pushtetet. Mjaft me, MJAFT. Sido qe te terrortizojne opoziten e vertete, bijte e eterve te diktatures komuniste dhe mostrat e tyre,drejtesia do te behet, se e kerkon SOVRANI, USA dhe BE-ja. Besoni, e denonconi krimet e Tiranes zyrtare e dite e vite, ne nderim ndaj vetes, familjes dhe Shqiperise ne progres njerezor.