Deputeti Eduart Ndocaj në fjalën e tij dje në Kuvend pati një kërkesë edhe për deputetët e Partisë Demokratike, të cilëve ju kërkoj që të mos përdoret imazhi i tij për të mbledh njerëz në protestën e 8 dhjetorit.
“PD po përdor imazhin tim për të grumbulluar sa më shumë njerëz më 8 dhjetor. Kanë dalë nëpër Facebook. Ata e dinë që unë jam popullor dhe pozitiv, por do të dështoni në këtë përpjekje. E di se jeni në kërkim të një lideri, por unë s’do të jem unë lideri juaj”, tha Ndrecaj.
Kjo deklaratë e tij u shoqërua me të qeshura në sallën e Kuvendit.
