Ndodh edhe kështu: Kapri i Pogradecit ja beson ujësjellësin nipçes

Alqi Kociko

 

Djali i motrës ka qenë kandidatura që “ka bindur” kryebashkiakun e Pogradecit, i cili ka shkarkuar drejtorin e Ujësjellësit, duke e zëvendësuar atë me nipin e tij. Ky rast është denoncuar dje nga ana e drejtorit të shkarkuar, sipas tij me motivacionin e performancës së ulët, njofton Panorama.

Sipas drejtorit të shkarkuar Valter Gora, postin e tij e ka zënë nipin i kryebashkiakut Kapri, i cili tashmë do të drejtojë Ujësjellësin e Pogradecit. Më datë 16 shkurt, kryebashkiaku Kapri, përmes një urdhërese zyrtare, ka vendosur dorëzimin e detyrës së administratorit të Ujësjellës- Kanalizimeve Valter Gora dhe vendin e tij e ka zënë Marsel Isallari, i cili rezulton të jetë djali i motrës së kryebashkiakut.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *