Ndodh edhe kështu…

anazapta

Një pakicë mund të ketë të drejtë, shumica është gjithnjë gabim (H.Ibsen)… Ndodh edhe kështu, domethënë jo gjithçka është e zezë, e pikërisht për këtë zgjodha ta përcjell ndodhinë e mëposhtëme në faqet e gazetës “ DITA”. Djali im sipas procedurës përkatese u regjistrua për të ndjekur kursin për lejen e drejtimit të automjetit.

Gjithçka kaloi normalisht, madje edhe testi teorik online. “Shqetësimet” filluan në ditën e testit praktik. Jo vetëm djali im, i këshilluar nga shokët e tij, por edhe miq të mi, tek të cilët u interesova për mënyrën e zhvillimit të testit, ma prenë shkurt: – nuk ke rrugë tjetër, që të kalosh testin praktik duhet të paguash nga 10-15 mijë lekë… bile ishin në gjëndje të të spjegonin dhe mekanizmin e pagesës… d.m.th, ndërmjetësi është pronari i autoshkollës ose instruktori, përmes tij bëhet pagesa etj.

Sido që jetoj në një mjedis ku shumica ka gjithnjë të drejtë, nuk mund të dilja kundër premisës sime; nuk mund ta pranoja të paguaja sepse unë vetë nuk do ta bëja një veprim të tillë, pra të merrja ryshfet për një shërbim normal ndaj një tjetri.

Pra, shkurt, djali u paraqit në testim dhe më pas ishte ai që më njoftoi se e kishte kaluar testin. Ndërkohe shume i habitur ai shtoi… “nëpunësit që më morën në testim ishin shumë korrekt…”Duke u kthyer tek thënia e Ibsenit në krye të letrës – t’i shtojmë dhe evidentojmë rastet ku pakica mund të ketë të drejtë. Ndodhur në Vlorë, ditën e Hënë, datë 30 Shtator 2013. P.S. Meqë është ndodhi personale dëshiroj që të përmenden vetëm inicialet S.H.

 

Email në adresën

[email protected]

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *