Ndodh mrekullia! Të gjithë pasagjerët e avionit shpëtojnë mrekullisht pas përplasjes (VIDEO)

Elena Tase

Ajo që mund të kishte qenë një tragjedi,  përfundoi në një tjetër mrekulli në aviacionin civil në SHBA. 143 pasagjerët e një avioni “Boeing 737” shpëtuan mrekullisht pasi avioni i tyre doli nga pista dhe ra në lum në një aeroport në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mediat raportojnë se avioni i “Miami Air” ishte nisur nga Guantanamo në mëngjes dhe po përgatitej për t’u ulur ndërkohë që nuk ka mundur të bëjë një ulje të rregullt.

Avioni doli nga pista dhe ra në lumë, por për fat të mirë nuk pati asnjë të vdekur përveç disa të lënduarëve.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *