“Gjinia X”: ky shënim që nga tani e tutje do mund të shfaqet në certifikatën e lindjes në New York është për të treguar gjininë e papërcaktuar të personit që e ka.
Vendimi u mor me shumicë votash nga Këshilli i Qytetit dhe do u lejojë edhe prindërve të zgjedhin gjininë X për profilet e bijve të tyre të sapolindur.
Shumë të ngazëllyer janë shfaqur komunitetet transgjinore dhe Lgbt të cilët e cilësojnë vendimin si “historik”.
Të rriturit që e dëshirojnë, do mund të ndryshojnë kështu certifikatën e lindjes, pa qenë nevoja për një vërtetim mjekësor.
Disa shtete si Kalifornia, Oregoni dhe Montana e lejojnë tashmë ndryshimin e gjinisë në certifikatën e lindjes pa vërtetim mjekësor, por nuk kanë opsionin X.
“Sot është një ditë historike për New York-un, gjithnjë kampion botëror në ekskluzivitetin e barazisë”, ka komentuar spikeri i City Council, Corey Johnson, një demokrat ashtu si kryebashkiaku Bill de Blasio, i cili tani do firmosë ligjin që pritet të hyjë në fuqi në 1 janar të 2019-s.
“Nju jorkezët nuk do kenë më nevojë për dokumentin e doktorit për të ndryshuar gjininë në certifikatën e lindjes dhe nuk do trajtohen më sikur identiteti i tyre të ishte një çështje mjekësore”, ka shtuar Johnson.
“Vendim i jashtëzakonshëm”, thotë Carrie Davis, avokati transgjinor i cili ka çuar përpara luftën për ‘Gjininë X’, duke nënvizuar, me një referim të qartë për administratën Trump, se si ky zhvillim erdhi në një ‘moment të rrezikshëm dhe paqartësie në fronin e të drejtave të transgjinorëve amerikanë në nivel emocional.”
a.s/dita
