Nard Ndoka thotë se PD është para një sprove të madhe, pas humbjes së zgjedhjeve parlamentare dhe pikëpyetjeve që lindën pas atyre për kryetar PD-je, kjo e fundit ndodhet para një situate të re. Në një intervistë për “Shqip”, Ndoka thotë se gjatë garës për kryetar PD-je ka mbështetur Bashën dhe ka besim se ai do të dijë të gërshetojë modernizimin dhe demokratizimin e partisë me prurjet e reja brenda saj. Aleati i PD-së në zgjedhjet e fundit thotë gjithashtu se Berisha është një figurë që nuk mund të anashkalohet, madje duhet të ketë ndikim në vendimmarrje.
“Zhvillimet e fundit te Partia Demokratike janë premtuese për një demokratizim dhe hapje të mëtejshme të kësaj partie, tashmë si partia më e madhe opozitare në vend. Zgjedhja e kryetarit të partisë me formulën ‘një anëtar, një votë’, është një hap i rëndësishëm dhe garanci për të vazhduar më tej. Z. Basha do të dijë të harmonizojë vlerat e kësaj partie ndër vite dhe të gërshetojë modernizimin dhe demokratizimin e partisë me prurjet dhe figurat e reja. Është momenti që Partia Demokratike t’i kthehet modelit europian, ku roli i kryetarit duhet të jetë në harmoni me lidershipin e partisë, me strukturat drejtuese dhe anëtarësinë. Ne patëm deri më tani një parti tipike pragmatiste, parti elektorale, ku roli i kryetarit ishte përcaktues në çdo gjë. Z. Basha ka luksin dhe detyrimin për të ndryshuar formën dhe mënyrën e drejtimit, ndaj secili në PD besoj se duhet të ketë rol, akses dhe rëndësinë e vet. Për sa i përket ndikimit që do të ketë z. Berisha te drejtimi i partisë, unë personalisht do të dëshiroja që të kishte ndikim dhe influencë në vendimmarrje. Z. Berisha nuk është një politikan që duhet të anashkalohet, por një vlerë reale për PD-në, një njeri me influencë dhe aksione politike. Ndaj këto duhen shfrytëzuar edhe nga z. Basha”, thotë ai.
Ndoka thotë se nuk është penduar për pozicionimin në krahun e djathtë para zgjedhjeve, pavarësisht se koalicioni i tij humbi thellë. Ai akuzon Ramën se ka zgjedhur pazarin politik, duke përjashtuar aleatët e vegjël nga qeverisja.
“Të them të drejtën, ka qenë një vendimmarrje politike e vështirë, por sot që gjërat tashmë janë të qarta, jam modestisht i kënaqur me vendimmarrjen time personale dhe të partisë që unë drejtoj. Z. Rama përfundimisht zgjodhi pazarin politik, jo vetëm për t’i fituar zgjedhjet, por edhe për të qeverisur vendin. Rama përjashtoi nga qeverisja, duke shkelur marrëveshjen politike, PBDNJ-në e z. Dule, PKD-në e z. Frroku dhe, përjashtoi fare nga politika PSD-në e z. Gjinushi, PDS-në e z. Milo dhe partitë e tjera pas tyre. Pra, eliminoi pluralizmin në qeverisje dhe në Kuvend, duke e kthyer të majtën në një moçal me dy batakë, ku njëra pjesë mban erë dhe tjetra akoma më shumë. Në këto kushte, zgjedhja jonë, si PDK, ishte më e mira e mundshme”, thotë ai.
Ndoka e sheh qeverinë e re si një autoshkollë me disa të rinj që përpiqen të mësojnë të qeverisin, ndërsa në lidhje me aleancën PS-LSI thotë se është një pazar afatgjatë. “Qeveria e re, e prezantuar tashmë nga zoti Rama, të ngjan më shumë si një autoshkollë me disa të rinj që po përpiqen, së pari të bëhen “burra”, së dyti të mësojnë të qeverisin dhe së treti, të mbahen mend për ndonjë gjë të mirë, nëse do të kenë kohë dhe mundësi. Lënia jashtë qeverisë e politikanëve me peshë dhe eksperiencë në PS, përjashtimi i aleatëve, gafa e mospërfshirjes në qeveri e pakicave greke e kristiandemokratëve dhe fokusimi dhe zbatimi i një pazari deri në detaje vetëm me LSI-në, të krijon përshtypjen e një qeverie që është gatuar keqas me nxitim dhe nën presion. Besoj se presioni është aq i lartë, sa parlamenti nuk do ta ulë dot atë, përkundrazi, do të gjejë momentin që të shpërthejë keqas, politika dhe jeta parlamentare do të jetë interesante në Kuvendin e Shqipërisë. Askush nuk mund të dijë sot ekzaktësisht se kush është pazari i radhës mes PS-së dhe LSI-së, por një gjë është e sigurt, që ka edhe një të tillë afatgjatë. A do të mbijetojë dhe rezistojë ky pazar në parlament, ku do të ketë një opozitë të fortë?! Ku do të ketë politikanë të peshave të rënda në PS, që presin dështimin e “fëmijëve” në qeverisje”, thotë ai.
O ndok po merru me partine tende o derezi, ngelet duke u dhene mend te tjereve edhe kur nuk ua kerkojne, sa te varfer jeni
Me vjen keq te permend emra..por te them te verteten sh.Nardi na zhgenjeve.Ke plot shoke..nuk je i vetmi qe luani hu m’hu..here majtas here djathtas..here ne qeveri e here ne opozite.!Po filloj me Kastriotin e fundit..me Kadelin..Doxhanin..Ceken dhe Pollon..Imamin e Tritanin..Precin qe e felliqi fare..e ku di une se sa te tjere pervec Jush sh.Nardi.!Eshte e kuptueshme shume lehte se nuk ju ha meraku per shqiptaret juve..kete e di mire krejt populli..por per sevap i thone jua ka dhene ndonje vote dhe i jeni qepur si rrodhe pushtetit te karriges dhe te korrupsionit per te jetuar edhe ju si ata qe kishin pjesen e madhe.Jeni per t’u meshiruar o lypsa te felliqur..nuk ju vjen zor qe gjoja per popullin kerkoni te votoheni..asgje me teper se lypsa pazari ju nuk jeni..! Turp per ju..alamet burrash jeni dhe lypni vetem per te vjedh nje karrige..!Servile te pushtetit..dhe si mizat e kalit qe ngacmojne thua se Berisha eshte i rendesishem ne vendim marrje..se duhet te kete influence etj etj furce.! Ai shyqyr qe iku..dhe mos te pengoje per te ecur perpara.!
kur nard noka jepe konkluzione sja vlene as ti lexosh se ngjasojne me nje njeri me kater klase turpe per politikane te tille dhe me keq per ata qe intervistojne
Beje detyren tende si lepires b… deri ne fund more Nard Ndoka. Si nuk ka nje zot qe tu perpij juve more plehra. Njerez te tille si ju pa moral gjene plote kanaleve. Ah moj demokracia shqiptare sa nevoj ke per nje pastrim nga rrenjet qe te largosh njehere e mire keto fantazma.