Ndoka dhe Shehi në zyrën e Bashës, ja në cilin qark do të kandidojnë

DITA Online

 

Aleatët e Partisë Demokratike, Nard Ndoka dhe Dashamir Shehi kanë hyrë në zyrën e Lulzim Bashës për të diskutuar për marrëveshjen për zgjedhjet e 25 qershorit.

Ndonëse nuk ka një rezultat konkret të bërë publik, Neës 24 raporton se Ndoka pritet të kandidojë në Shkodër në listën e PD-së.

Sa i përket aleatit tjetër, Shehit, nuk ka ende asnjë informacion, por mendohet se Shehi do të kandidojë në Tiranë, edhe për shkak të lidhjes së tij tradicionale me kryeqytetin.

Sot pritet të marrë formën përfundimtare lista e PD për zgjedhjet parlamentare, ndërkohë që deputeti Genc Ruli ka njoftuar tërheqjen nga kandidimi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *