Nard Ndoka ka zyrtarizuar largimin e PDK-së nga koalicioni i PD-së. Shkak për këtë, sipas Ndokës, është bërë fakti se PD nuk ka plotësuar asnjë kërkesë të PDKsë dhe ka shpallur kandidatë në zonat që kjo parti kërkonte, pa u konsultuar me të.
“Është një vendimmarrje e njëanshme e tyre. Zonat që ne donim, ata kanë shpallur kandidaturat e tyre. Negociatat me PD janë mbyllur”, thotë Ndoka. Qëndrimi vjen pas zyrtarizimit të Salvator Kaçaj për Bashkinë e Lezhës nga ana e PDsë, e cila ishte dhe bashkia kryesore që kërkonte PDK.

Mos u merzit re Nardi do gjesh strehe tjeter ,por shpejte se vendet e para do zihen dhe do ngelesh o nga fundi o pa gje fare.