Ndoka: Nuk shoh pengesa për bashkëpunim me PS

redaktor

Kreu i demokristianëve, Nard Ndoka, pohon se nuk sheh asnjë pengesë që të bashkëpunojë me mazhorancën e re.

Si drejtues i kësaj partie kam bashkëpunuar me Partinë Socialiste për tre vjet në opozitë. Ka qenë një bashkëpunim i vlefshëm dhe i frytshëm për nga eksperienca politike, nga thyerja e tabuve që kanë ekzistuar, pra i kemi tejkaluar pengesat e tilla dhe nuk shoh ndonjë pengesë reale edhe për bashkëpunime në të ardhmen”, tha Ndoka për “TCH”.

Ai vijon më tej duke thënë se, pavarësisht se është aleat me PD-në, do mbajë qendrime të ndryshme nga kjo parti.

“Opozita do të jetë objektive në këtë rast apo të paktën roli i Partisë Demokristiane apo i imi si kryetar i kësaj partie do të të jetë ndryshe edhe me qëndrimet e PD-së dhe të grupit të saj parlamentar“, tha Ndoka.

 

Share This Article
8 Comments
  • hahahhahahahahhahahahahahahhahahahahahhahaha.I ofrohet Bleresit me te pare.Sapo u hap Merkatoja e Deputeteve.Mjere Shqiperia,mjere ne.Shqiptaret e votojne si deputet te djathte,ky kerkon te kaloje Majtas.Per c’fare votojme??Kur deputetet bejne c’te deshirojne me mandatin??

  • A VLEJNE KETA NJEREZ , SI NARD NDOKA, QE HIDHEN SA ANDEJ KETEJ CDO MUAJ, PA NDONJE ARSYE KONKRETE E MADHORE PER VENDIN, PO VETEM PER TE SIGURUAR NDONJE PERFITIM BANAL.

  • NARD JE NJE TURP NE PARLAMENT .TI DO POZITE E TE ARDHME PER VEHTE JO PER POPULLIN NDYRESIRE.Je shume I ulet mos ke marre ndonje shuk parresh ?sigurisht.turp.

  • KY NUK DO QASUR NE ASNJE VEND SE KY TE FUT UJIN NEN RROGOZ. KY ESHTE TUXHAR.KETIJ SHPESHHER I SHKON KALI NE URE ,SE KETA JANE NJESOJ QE TE GJITHE

  • Po te jeni burra ,largohuni nje sahat e me pare nga ai koualicion ,si ti dhe IDRIZI!
    Mos t’u ngjitet edhe juve semundja e PD. Atyre u edhte ngritur sheqeri ne gjak dhe u eshte shfaqur semundja e diabetit,ndaj dhe ketej e tutje te quhet PD,po jo demokretike po dibetike. Largohuni-largohuni- largohuni !

  • Tipa te tille i bejne me mire te majtes te shkojne nga te duan,por vetem mos ti afrohen atij koalicioni qe ka mazhorancen.Fenomeneve te tilla te inincuara nga forcat qe duan ta shohin Shqiperine ne fund te statistikave te mireqenies,mazhoranca aktuale duhet te mos ju krijoi terren te pershtatshem,pasi nje nga problemet imediate qe ekziston sot ne Shqiperi eshte edhe ringritja morale e shqiptarve kudo ku ndodhen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *