“Ndonjë tjetër natë, Rama e Basha mund të takohen fshehurazi dhe… “

Elton Tafaruci

Kryetari i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo ka ngritur shqetësimin e tij krerët e dy partive më të mëdha në vend, PD dhe PS, mund të takohen sërish dhe të arrijnë ndonjë tjetër marrëveshje.

 

Në emisionin “Studio e hapur” me gazetaren Eni Vasili në studion e “News24”, Milo tha se pas marrëveshjes së parë në dëm të partive të vogla, ekziston mundësia që, sipas tij, Rama e Basha të avancojnë me shumë në këtë drejtim.

“Çfarë garancie kemi ne që në një natë tjetër, para 25 qershorit, ata nuk takohen fshehurazi dhe të bëjnë ca rregulla apo ca veprime të tjera. E dëgjova mbrëmë me vëmendje Ramën, dhe ai la të kuptohet se pas zgjedhjeve do bëjnë ndryshime të tilla në emër të reformës zgjedhore, saqë do të vendosin monopolin e partive të mëdha. E kanë edhe tani, por do ta bëjnë edhe më tej”, u shpreh kreu i PDS, Paskal Milo.

Sakaq, ai ka sqaruar se marrëveshja e tij me kreun e LSI, Petrit Vasili, ishte një përpjekje për të shpëtuar partitë e vogla nga kjo situatë.

Share This Article
10 Comments
  • Ik, o Milo, se e ke dhjerë fare! Por siç duket ju nuk mund të jetoni dot pa patur një parti, për të marrë nga buxheti i shtetit që janë taksat e popullit. Na janë bërë partitë si fara e hithrës.

  • Ke ndonje antar ne partine tende ti mo Paskal, apo vetem vajzen e tezes dhe çunin e halles.

  • O Milo, mire do bejne po vendosen kontrollin e partive te medha. E cfare t’ju duam ju partive te vogla qe hidheni sa ne njeren ane ne tjetren. Dy parti , hesap i qeruar , sic e ka Amerika apo 500 parti sic e ka Italia me qeveri qe nuk zgjat me teper se 6 muaj. Ju partite e vogla ne Shqiperi nuk jeni per asgje, asgje nuk zgjidhni pervec se hani ca nga buxheti i taksave tona.
    Ju jeni pa bythe , c’t’u duan, as per ate pune nuk beni..

  • Qe po behet nje loje e keqe ne kurriz tone , kjo ka 27 vjet qe dihet.
    Qe besimi te Rama po tundet nga menyra si po behet fushata, kjo te shpresojme mos te vazhdoje.
    Po qe ti, duke qene historian i afirmuar, e tund bishtin sa andej kendej per nje kocke, kjo eshte vertetuar si buka qe hahet.
    Shko mbylle karieren ne profesionin tend, mjaft e shite vehten per pese leke

  • Z. Milo lidhur me shqetësimin tuaj lind vetvetiu pyetja: Përse duhem partitë e vogla? Kujt i dhërbejnë ato? Ç’farë ndikimi kanë ato.për ecurimnë e vendut? Asgjë, veçse u shërbejnë posteve zyrtare kryesisht zevendesministra apo drejtorë që zbatojnë.programet e qeverivebtë.psrtive të.mëdha dhe kaq. Pra shushunja
    Për Shqipërinë duhen vetm dy parti politike të vërteta.që tënkenë programe serioze zhvillimecdhectë bazuara fort në parimet e demokracisë. Për ju z. Milo si person dhe njeri i kompletuar gezoni respektet e mia.
    Demokratibi vërtetë 03.06.2017

  • “Rama dhe Basha jane tinzare qe bejne politike tinzare” kurse Milo, Gjino, Beqo,Top e Sorollop jane luajale dhe bejne politike luajale…
    (Kete, per fat te keq, nuk e besojne as grate e Milo, Gjino, Beqo, Top e Sorollopit).
    Eh sa do ecte Shqiperia me kete Sorollop ne qeveri…

  • Vetem per kete gje jam dakord me te di krietaret e PS /PD qe te ngrene pragun elektoral.Shqiperia ka 126 parti te rregjistruara qe financohen nga taksapagusit shqipetare, prandaj duhet te behet nje marrveshje qe ti qerrojne keto sigla se parti nuk jane.5%te jete pragu elektoral.Kush fiton kaq te financohet te tjerat te ngrohen ne diell kur ka diell.

  • Ke degjeneruar fare me kete menyre te foluri o Milua i Zerit….!
    Ti ke qene njeri per se mbari, shiko Pensionin dhe leri partite me te rinjve, Milo Kokebardhi…

  • sa per te thene, se s’i mere njeri fjalet e rendesishme per baze : psh; paskali e di, se te pakten demokraci e vertete per kampet votuese quhet, kur fiton 50 + 1, ose humbet 50-1 . te tjeret, me perqindje poshte ketyre, shifrave perfaqesojne vetem veten e vete . e po ligjet, nuk behen per ç’do njeri te veçante, por per nje publik te gjere …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *