Ndoshta vonë, po më mirë vonë se kurrë

redaktor

Nga Pëllumb Pipero

Ndoshta vonë, por më mirë vonë se kurrë. Desha të ndaj me ju kolegët e mi mjekë dhe infermierë, mendimin tim rreth iniciativës së MSH për testimin e personelit shëndetësor. Më mirëkuptoni, nuk jam dhe nuk jemi kundër përditësimit të dijeve të personelit shëndetësor, madje dhe të monitorohet e vlerësohet procesi përmes institucioneve respektive, Urdhrit të Profesionistëve dhe Qendrës Kombëtare të Edukimit në Vazhdim, si dy institucione legjitime. Parë në këtë këndvështrim, testimi është i pa ligjshëm. Në asnjë nga hallkat e përgatitjes të tyre, fakultet dhe diplomim, provim shteti dhe licencim e rilicencim, MSH nuk është aktor, ligji nuk ja njeh këtë të drejtë, ndaj ajo nuk mund të jetë dhe faktor i testimit dhe i vlerësimit të dijeve të tyre. Së dyti testimi është denigrues, e zhbën figurën e mjekut dhe të infermierit, mbi të cilët boll është hedhur baltë këto 23 vjet. Profesioni i mjekut është i shenjtë. Së treti, vallë ky është problemi kryesor i shëndetësisë tonë sot? A çalon g… nga veshët themi ne? A bëjmë dot diagnozë, a zbatojmë dot protokollet e mjekimit dhe pse jo ! A është ky sistemi shëndetësor më i mirëmenaxhuar dhe pse jo?! Pse vallë MSH nga politikbërëse dhe monitoruese e procesit duhet të bëjë edhe politikat, edhe tenderët, edhe testimet, edhe emërimet, pra gjithçka?! Dhe me kë, e për kë?! Vallë a po mendon më shumë e më mirë për shëndetin e qytetarëve?! Jo kështu mendoj unë. Jo tani mendoj unë. Jo me mjekët dhe infermierët mendoj unë. Mjaft me përbuzje, ulje e baltë mbi bluzat e bardha!

 

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *