Është pezulluar sot aktiviteti i “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” në Fier.
Mësohet se ky vendim është marrë nga Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, të cilët edhe kanë gjobitur në vlerën 2.000.000 lekë këtë kompani.
Raportohet se subjekti në fjalë nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën.
Njoftimi i IKMT:
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, ka vijuar punën për mbikqyrjen dhe kontrollin e zbatimit të legjislacionit në fuqi në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe ndëshkimin e çdo ndërhyrje të paligjshme me pasoja në mjedis.
Në ushtrim të përgjegjësive të veta, IKMT pas ushtrimit të kontrollit në subjektin “BANKERS PETROLEUM ALBANIA LTD” Fier, ka konstatuar që subjekti nuk ka respektuar kushtet e Lejes së Mjedisit për largimin e mbetjeve të rrezikshme dhe si rrjedhojë ka kontaminuar zonën. Ndaj subjektit është vendosur masa administrative dënim me gjobë në vlerën 2 000 000 lekë dhe është pezulluar aktiviteti.
j.l./ dita




Per 2000000 leke ata do te vazhdojne ti hedhin ne te njejtin vend sepse gjoba eshte me e vogel se kostot. Cfare jane 2 milion leke (te reja) per nje kompani qe shfrytezon naften, punetoret, mungesen e ligjeve, eviton taksat… dhe paguan nje gjobe ne 20 vjet?