Taksa e makinave të përdorura do të përgjysmohet. Në takimin e përjavshëm të qeveritarëve, Berisha tha se, taksat që paguajnë qytetarët për automjetet janë ndër më të lartat në rajon, ndaj ka kërkuar nga ministri i Financave dhe ai i Transportit përgatitjen e draftit për përgjysmimin e kësaj takse. Sipas Berishës, mbrojtja mjedisore arrihet nga moslejimi i tregtimit të naftës D2, që ka përmbajtje të lartë squfuri. Para do vitesh kur u vendos për rritjen e taksës së makinave të përdorura, më kujtohet një bisedë informale e bërë më Ministrin e Financave, Ridvan Bode mbi këtë cështje. Dhe më kujtohet që i thashë “nuk duan njerëzit të blejnë makina të përdoruara, por e keqja i detyron ta bëjnë këtë, nuk kanë transport publik, nuk kanë mundësi të blejnë makina të reja, dhe si të vetmen alternativë shohin makinat e përdoruara për të mbërritur në punë e për të mbajtur familjet e tyre”. Por ministri tha jo pa ironi gjatë futjes në makinën e tij luksoze: “Të vjetrat ndotin ambjentin”. Sot pas pesë vjetësh kryeministri thotë që do i ulë këto taksa, duke kundërshtuar kështu ministrin e tij. E pritshme ishte dhe një ulje e tillë takse në prag fushate, shumica e shqiptarëve makina të përdorura kanë në disponim dhe kjo për kryeministrin përkthehet në votë. Dhe nuk gjen fjala vjen alternativa të tjera, si një transport publik për të qenë, vende pune për të qenë, që shqiptarët të kenë mundësi të marrin një makinë më të re dhe të mos pastrojnë garazhdet e vendeve të zhvilluara Europiane. Për kryeministrin ndotja e ambjentit nuk vjen nga makinat e përdorura, pasi sipas tij janë marrë masat e duhuara. “Taksa e makinave të përdorura do të përgjysmohet. Siç janë futur koeficientet, do të pjesëtohen për dy. Mjedisi mbrohet nga karburanti dhe ne kemi ndaluar D2, pra, jemi vend që nuk djegim D2”, ishte argumenti i tij. Madje sipas shefit të qeverisë “ne i tejkalojmë edhe normat europiane, kemi një mani të vrapojnë e t’u dalim objektiva që BE do t’i arrijë pas 10 vitesh. Ndalimi i D2 është një vendim shumë i mirë, por nuk mund të penalizojmë qytetarët, sepse del që ai që ka ndihmohet dhe ai që nuk ka ndëshkohet. Kjo nuk mund të pranohet”. E në kuadër të betejës ekonomike në këmbim të votës elektorale, kreu i ekzekutivit ka premtuar ulje të tjera taksash. Berisha kërkoi edhe heqjen e tatimit prej 10% të tokës bujqësore, pasi sipas tij, penalizon fermerët në zgjerimin e sipërfaqeve të mbjella. Ndër masat e tjera për stimulimin e prodhimit bujqësor, Berisha ka kërkuar që edhe subvencioni për serat me naftë të kalojë për prodhimin. Më tej, kryeministri Berisha ka bërë të ditur përfshirjen e detyruar në skemën e kontributeve shëndetësore për të papunët, pensionistët, studentët etj. Dy ditë më parë ka hyrë në fuqi skema e re e sigurimeve shëndetësore, ku të siguruarit përfitojnë shërbime falas në qendrat shëndetësore parësore dhe spitalore, si në sektorin publik ashtu dhe në atë privat. Por, institucionet duhet të jenë të akredituara, dhe aktualisht po përgatitet kuadri ligjor. Këto janë masa të kërkuara nga target grupet e ndryshme prej vitesh, por gjë gjer me tani nuk janë parë të “arsyeshme” për tu marrë në konsideratë. Gropa ekonomike dhe beteja elektorale po con fiskun në një rrezik të ri e me gjasë në një buxhet gropë për pak muaj.

U kujtua pas 8 vitjesh qe s’ka bere gje tjeter vecse ka shtuar dhe ka rritur taksat, qe ne kemi taksat me te larta ne rajon… tani kerkon t’i pergjysmoje, vetem per qellime elektorale, per te bindur qytetaret shqiptare ta votojne. Por nuk duhet me te biem pre e mashtrimeve te ketij pushti kryeminister. Na ka lene ne vuajtje e mjerim per 8 vite dhe nje dite te bukur kujtohet se taksat qe ai ka vene jane shume te larta.