Ndrea Prendi sërish në Gjykatë

redaktor

Ish-kreu i Gardës Ndrea Prendi, i dënuar me 1 vit burg për vrasjen e demonstruesit Faik Myrtaj është rikthyer serish në dyert e Gjykatës, por këtë herë për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Prendi bashkë me pasardhësin e tij në detyrë Artan Hoxha, akuzohen se kanë shpërdoruar detyrën, duke paguar për një vit e gjysmë drejtoreshën e burimeve njerëzore në Gardën e Republikës, në një kohë që ajo nuk ishte paraqitur asnjë ditë në punë.

Këtë të enjte, Gjykata e Tiranës ka nisur gjykimin e kësaj çështje, e cila u kallëzua në Prokurori nga Ministria e Brendshme.

I pranishëm ne seance ishte edhe vete ish-kreu i gardës. Por Prendi ka kërkuar shtyrjen e seancës, pasi në Gjykate nuk ishte paraqitur avokati i tij Genc Gjokutaj, kërkesë që u pranua nga togat e zeza.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *