Ish- i përndjekuri politik që i vuri flakën vetes, Gjergj Ndreca dhe Perikli Shqevi i akuzuar se i vuri zjarrin janë thirrur mëngjesin e sotëm në polici. Të dy kanë qenë pjesëmarrës në grevën e urisë, ndërsa janë thirur në polici për të dhënë detaje lidhur me aktin e vetëflijimit. Më tetë tetor, gjatë ditëve të grevës së urisë, Gjergj Ndreca lyeu trupin me benzinë, në tentativë për ti vënë flakën vetes. Teksa të tjerët po e shpëtonin duke i larguar mjete zjarri nga duart, Perikli Shqevi i ka vene flaken me çakmak.