Deputeti i Partisë Socialiste, Pjerin Ndreu, e ka kundërshtuar dje projektligjin e propozuar nga qeveria për policinë e burgjeve, përkatësisht nenin që rregullon gradat e punonjësve në këtë institucion.
Ndreu, ish-drejtor i policisë, tha se fryma e amendimit se “në bazë të funksionit merret grada” është tërësisht e gabuar, e papranueshme dhe fut në kolaps sistemin e karrierës.
“Është shpikje alla-shqiptare dhe ju nuk keni pse e merrni atë gafë të ligjit për Policinë e Shtetit dhe ta adaptoni këtu. Drejtori i Policisë së Burgjeve duhet të ketë një gradë dhe se si e emërtoni ju gradën, gjejeni në ligj. Por nuk mund të ketë një njeri që të thotë se drejtori i Policisë së Burgjeve merr gradën drejtor kur është drejtor dhe e lë kur s’është drejtor. Nuk ekziston ky parim. Pra njësohet, por paraprin grada. Grada sjell funksionin dhe jo funksioni gradën“, është shprehur deputeti i PS-së.
Në nenin 26, pika 3 të ligjit, qeveria propozon ndryshimit sipas të cilit: “Grada e drejtorit të Policisë së Burgjeve merret me emërimin në detyrë si drejtor i Policisë së Burgjeve dhe lihet me lirimin ose përjashtimin nga detyra”.
Nga ana tjetër relatori i projektligjit, deputeti socialist, Piro Lutaj bëri me dije se është rënë dakord në Komisionin parlamentar të Ligjeve që të bëhet një rakordim midis Zyrës së Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë dhe disa deputetëve të cilët kanë shfaqur disa propozime.
“Unë do të kërkoja nga ky komision të ndalet në nenin 20 të ligjit ekzistues për të harmonizuar kompetencat dhe përgjegjësitë e drejtorit të Policisë së Burgjeve dhe të ndalet te neni 14 i ligjit ekzistues, ku bëhet fjalë për kohën e punës dhe të pushimit, pasi administrata shtetërore pjese e së cilës është edhe policia e burgjeve e kanë të përcaktuar këtë gjë në bazë të dy vendimeve të Këshillit të Ministrave të vitit 2011 dhe të një udhëzimi të Ministrit të Financave të vitit 2011″, citohet në “GSH”deputeti i PS-së.
Pas kundërshtive, deputetët dhe Drejtori i Burgjeve, Artur Zoto ranë dakord që të merret një referim më i saktë nga legjislacionet e huaja, për t’i dhënë në këtë mënyrë një zgjidhje sa më të drejtë shqetësimit të ngritur nga Ndreu në mbledhjen e djeshme të Komisionit parlamentar të Sigurisë. Gjithashtu u ra dakord që t’i lihej 3 muaj kohë Drejtorisë së Burgjeve që të përgatisë aktet nënligjore, për të mos u përsëritur precedenti si me ligjin për “Nëpunësin civil”.

PO NUK KA SHANCE PER SERIOZITET ME NJE QEVERRI”ADOLESHENTESH” NE MENDJE, PAVARESISHT NGA VITET E JETES.
Per rastin konkret ne lidhje me vendosjen e gradave ne Policine e Burgjeve, zoti Pjerin Ndreu ka plotesisht te drejte, pasi ai eshte edhe autore i pergatitjes dhe implementimit te gradave ne Policine e Shtetit.Grada kursesi nuk mund te vendoset pasi i jepet vendi i punes, por eshte grada ajo qe paraprin emrimin, nuk ka nevoj per shpikje.Eksperienca ka nga mjafte shtete te BE.Le te merret rasti i Polonise ose i Hollandes apo edhe i shteteve te tjera, ose te referohen edhe gradave te Policise se Shtetit.Per kete nuk mund te behen modifikime ligjore se i duhet dhene grada dikujt, qofte ky militant apo simpatizant i LSI, PS apo i asnjeres force politike.
Ajo cfare eshte shprehur zt Ndreu eshte shume e sakte. Per te qene ne nje funksion duhet te kesh nje grade te caktuar dhe ne perputhje me nivelin e funksionit apo detyres shteterore. Pra askush nuk mund te marre grada kur emerohet ne funksion. Kjo gje do te shkaterronte sistemin e karrieres ne keto institucione. Nqse i shtojme edhe ngjyrat politike te emerimeve ne funksionet drejtuese duhet te themi se ne rast te nje emerimi te nje tridhjevjecari ne kete detyre i bie te marre nje grade Drejtues i Pare duke injoruar eksperiencen dhe djersen e derdhur nga stafi me nje stazh pune mbi 25 vjet.