Ndreu: Pse po izolohen nga Tirana, Kamza e Paskuqani? Prej prejardhjes?

Bledar Lumani

Deputeti socialist, Pjerin Ndreu, shprehet se nuk e kupton pse Kamza dhe Paskuqani janë izoluar nga Tirana.

Sipas tij, kjo është e pakuptueshme.

Ndreu thotë se si deputet i zonës, ai nuk është pyetur për këtë ndarje.

Madje, ail ë të kuptohet se Kamza dhe Paskuqani po diskriminohen për shkak të prejardhjes.

Pasi e kam parë projektin, me thënë të drejtën, kam mbetur i pakënaqur.

Si deputet i Kamzës dhe i Paskuqanit,   para, nuk jam thirrur në asnjë rast as për konsultë dhe në dijeninë time, asnjë nga komuniteti i atyre dy zonave.

Nga ana tjetër, nuk kuptoj arsyen pse këto dy njesi vendore janë rrethuar si ishull.

Pra, e gjithë Tirana vjen bashkë dhe vetëm Kamza dhe Paskuqani mbeten më vete.

Cila është arsyeja dhe cili është argumenti, mua as ma ka thënë njeri, as nuk e di. Isha kurioz ta dija.

Natyrsht që në Parlament unë do të kërkoj shpjegim pse është bërë kjo.

Për mua ështe e palogjikshme të izolohen. Pra, ose të bashkohen me Tiranën, ose të bëhet një kombinim tjetër, se edhe nga pikëpamja territoriale ajo nuk shkon.

Cila është arsyeja? Arsyeja e ndarjes etnike, e prejardhjes nga vijnë? Dikujt iu ret veshin prejardhja e këtyre njerëzve? Se unë jam deputet i tyre dhe përfaqësoj interesat e tyre dhe para interesave të tyre nuk bëj absolutisht, asnjë kompromis, me askënd,” tha ai për Ora Neës.

Ndreu tha se mes maxhorancës aktuale ka rryma që nënvlerësojnë zonën e Kamzës e Paskuqanit.

Ai deklaroi se edhe nga qeveria, përveç legalizimeve në zonën e tij, nuk është bërë asgjë.

Ne jemi në konsultime edhe me miqtë, me kolegët, me problematikën që kanë disa. Ia kemi bërë të qartë edhe Kryeministrit dhe do vazhdojmë t’ia bëjmë të qartë këto ditë.

Edhe problemin që lidhet me zonën time elektorale do t’ia bëjmë të qartë.

Po e them publikisht, është e pajustifikueshme mënyra se si janë izoluar nga Tirana, pikërisht Kamza dhe Paskuqani,” deklaroi Ndreu./b.l

 

 

Share This Article
8 Comments
  • Po ku ke qene o derzi,je larg me Finon,pse i lini keto probleme per ne fund.Ke te drejte por te kishe folur me para jo tani qe erdhi veza.
    Duhet te bashkpunoni me shume me neri tjetrin jo per inat te gomorit i bie samorit.

  • Po te integrohen nje here more zoti Pjerin, pastaj te futen ne Tirane.Deri dje lejoheshin ti afroheshin Tiranes deri tek ura e Matit, tani te presin te ura e Paskuqanit.
    Po te futesh Paskuqanin ne Tirane le te futet edhe Peza e Preza, keni filluar ti lidhni problemet me verior dhe jo verior, po beni nje gabim te rende qe nje dite do gjykoheni.

  • E kush tha qe Kamza qenka ndare nga Tirana , e aq me teper Paskuqani. Ne fakt ne thelb Tirana vete eshte Kamze dhe Paskuqan , ashtu sic eshte Kruje , Fushe – Kruje , Diber dhe Tropoje. Tirana eshte edhe Shkoder , Lezhe dhe Puke dhe ne te njejten menyre eshte dhe krejt Kosove dhe Tetove me Struge. Tirana nuk eshte dhe ska per te qene kurre vetem bllok dhe bllokmen.

  • MBAHU FORT O PJERIN TRIMI

    Ne se do sqarime per ndarjen territoriale, jo vetem te Kamzes e Paskuqanit, por te te gjithe pjeses tjeter te vendit, duhet “me patjeter” ti drejtohesh krye Mereçepçiut te Kalifit te Tiranes.

    Kush mund te ta shtjelloje me mire se mushkelinduri i myzeqese arsyen politiko-praktike te “izolimit” te baçinit tend votedhenes, aty u formatua si i urituar bashke me Argiten e S’jamarberin ate vit te larget te 91-shit.

    Mos krijo iluzionin marramedes se plepat rriten vetem ne Golem, as mos te te shkoje ne mend qe hijen e leshojne te drejte si drejtesishkulesit e formuar nen hijen e tyre, siç i quajti dje Kalifi me mereçepçiun po ashtu te formuar pas 91-shit nen plepa te tjere, me elegante, te rritur ne vazo antike(te vjedhura ne Apolloni), shtatholle e gjethealbine (mungese klorofile).

    Me patjeter nje arsye e padiskutueshme eshte deshira per te te mbajtur gjithnje ne forme, mes palestrash e trajneresh qe Kryeziu promovoi vetem per ty, qe kur strazimiret te te kujtojne kush ishe, ti japesh nock-out-in edhe pa qene antar i skuadres se SinanTafajt nga Tirona.

    Te tjerat ti shtjellon krye Mereçepçiu i Kalifit “çun tirone”, e nese nuk e gjen ne bodrumet e godines tashme pa kangjella, hidh nje sy nga lulishtja prapa saj, te rinovuar plot bar e asgje tjeter, e gjen te lidhur pas ullirit nga Himara, duke perçapur gjethet e trifileve, ku per çudi sbuçojne katerfilore.

    Ndaj mbahu fort o Pjerin trimi, se je i mire e me shoke shume, eshte vetem formale kjo ndarje qe nuk ta varen “pa fare” (shprehje tipike e Kadarese), jane verdhushkat e pakta qe do japin si zone, te vulosura me timbrin e krye Mereçepçiut te Kalifatit te Tirones.

    Miqte per dite te zeza njihen o trimi i çartur Pjerin, bashkohu me te tjere krahemajte, krahedjathte e pa krahe, jepi nock-out-in tashme legjende kuvendoriane, me Ndoken e Lisusit qe s’tele kurre ne balte, plasjani ne surrat kete monster delirante me shpresen e pafundme se do pranojne ta Çuçojne pa merak.

  • Ndreu eshte i pa kuptueshem. Ai leviz ndermjet paaftesise per te shprehur nje mendim dhe deshires te thote diçka qe se thote. Po meqenese eshte deputet i zones pse nuk kerkon shpjegime ne komision po derdellis rrugeve. Ja pse shume thone: pune malokesh ne metamorfoze. Une jam nje malok, por nuk kam as delire dhe as njenja inferioriteti per te shprehur mendimet. Nderkohe ky eshte deputet dhe shprehep prapa gardhit. Shume keq. Te gjithe e kuptojne qe disa deputet duan te luajne rolin e opozites, por jane te sforcuar dhe nuk u del si duhet veprimi dhe shfaqja. Prandaj me mire te tregohen te sinqerte dhe te rrine rehat se opozita ka shkuar per lesh, siç thoshte e madherishmja Xhozi.

  • Ky gangster eshte por ketu ka te drejte. nuk mund te izolohen si ishull per shkak te prejardhjes. Dhe pastaj ankohemi kur na diskriminojne te tjeret. Te bashkohet me Voren dhe komunen tjeter afer Paskuqanit.

  • O PJERDHIN, e di c’ke ti, shko ktheu milionat atyre qe ua ke marre per ti bere drejtor se te mbeten tek dera e shtpise tek stacioni trenit dhe thueht se nuk del me nga dera e shtepise qe ke si dhurate nga mafia e droges kur ishe bos policie, por jeton ne nje vile tjeter per te shmangur takimet me viktimat. Ni vetmi viktime qe ke qen ne rregul eshte Rakip Suli te cilit i zhvate 400 mije euro per ta bere fillimi9sht kryetar bashkie ne Kamez po nuk e bere dot dhe me pas e mbajte fjalen deputet dhe e bere.

  • Ka te drejte nuk duhet te te izolohen…te shtohen njerezit tek sherbimi i vizave per te hyre ne Tirane nga keto zona…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *