Aktori i njohur Ndriçim Xhepa vuan prej një kohe të gjatë nga një sëmundje e rëndë. Qeveria ka miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure vendimin që i akordon një fond financiar prej 5 milionë lekë të reja për mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të Xhepës në një klinikë jashtë vendit.
Sipas VKM-së, ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor, ndërsa ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Vendimi i marrë nga Këshilli i Ministrave:
VENDIM
Nr. 540, datë 9.10.2017
PËR MBULIMIN E SHPENZIMEVE TË MJEKIMIT TË Z. NDRIÇIM XHEPA
Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 5, të ligjit nr. 130/2016, “Për buxhetin e vitit
2017”, të ndryshuar, dhe në vijim të shkronjës “c”, të pikës 9, të vendimit nr. 18, datë 11.1.2017, të
Këshillit të Ministrave, “Për financimin e shërbimeve shëndetësore spitalore nga skema e
detyrueshme e sigurimeve të kujdesit shëndetësor për vitin 2017”, me propozimin e ministrit të
Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Këshilli i Ministrave
VENDOSI:
1. Mbulimin e shpenzimeve të mjekimit të z. Ndriçim Xhepa, në masën 5 000 000 (pesë milionë) lekë.
2. Ky fond të përballohet nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor.
3. Pagesa të bëhet me paraqitjen e faturave të institucionit të kurimit.
4. Ngarkohen Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe Fondi i Sigurimit të
Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.
KRYEMINISTRI
Edi Rama

Sherim te shpejte i miri yne artist;Ndricim Xhepa !
Nje lajm te dhimshem mesojme,per artistin tone me te dashur. Faleminderi shtetit tone per ndihmen e afruar.
Sherim te shpejte i urojme.
Dashamiresi D.
O Dashsmiresi,
Patjetër shtetin të shpejtë, po shteti duhet te kujdeset për te gjithe keshtu….e jo ca te nenes e ca te babës, apo…
Kur shikon spitalet shtetërore ne Shqiperi te vjen ndot te hedhe shqiptar!
Shume u vene milionera, si Vilma Zeraliu, nderkohe që sigurimi mjekësorë eshte për turp…
A e di ti sa fëmije ka që jane jetimë dhe pa pension e sigurim shendeti ne Shqiperi?
Po ata pse nuk i ndihmon shteti?
Sherim te plote per Ndricim Xhepen, nje nga aktoret e talentuar te Shqiperise ! Te jene te shkuara keto momente te veshtira per jeten e tij !
Lufto fort, i dashur Ndricim, per te triumfuar mbi semundjen ! Ju do te fitoni !
O Dashsmiresi,
Patjetër shtetin të shpejtë, po shteti duhet te kujdeset për te gjithe keshtu….e jo ca te nenes e ca te babës, apo…
Kur shikon spitalet shtetërore ne Shqiperi te vjen ndot te hedhe shqiptar!
Shume u vene milionera, si Vilma Zeraliu, nderkohe që sigurimi mjekësorë eshte për turp…
A e di ti sa fëmije ka që jane jetimë dhe pa pension e sigurim shendeti ne Shqiperi?
Po ata pse nuk i ndihmon shteti?
KESHTU DUHET PER TE GJITHE…
Zoti e ndihmofte qe te behet mire.
Ndricim Xhepa eshte aktor I madh dhe mbi te gjitha eshte figure per tu admiruar si nga vlerat e skenes ashtu dhe nga thjeshtesia e tij.
Zoti e ndihmofte qe te behet mire.
Ndricim Xhepa eshte aktor I madh dhe mbi te gjitha eshte figure per tu admiruar si nga vlerat e skenes ashtu dhe nga thjeshtesia e tij.
Gjithashtu bravo shtetit.
Pa tjeter me jujam pasues koementues.Shteti eduhet kujdeset per te gjithe.Po artisti ne fjale e meriton kujdesin
Faleminderitper sa sygjeroni.
Me ju
Dashamiresi D.
Nji veprim per t’u pershendetur i qeverrise Shqiptare .
Sherim sa me te shpejte Kingu Kinematorgrafise Shqiptare …
Zoti e sheriftë Aktorin Mjeshtri Madh”z Ndriçim Xhepa dritë jua bëftë perendia ndërhyrjen ne ë mushkëri dhe mos pagati më siklete në trup!Falenderojmë Kryeministrin Z Edi Rama për Vendimin e mbulumit e shpenzimeve të Aktorit idhullit tonë adhuruesi i gjith Kombit Shqiptar Zoti ju bekoftë me gjith familje amin me respekt Zamira Korançe Tiranë!!!