Ndroq/ Furgoni përplas autobusin, 5 të plagosur, 2 prej tyre rëndë

Ornela

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar këtë mesditë në Ndroq.

Mësohet se 5 persona kanë mbetur të plagosur, 2 prej të cilëve ndodhen në gjendje më të rëndë për jetën.

Mësohet  se një furgon ka përplasur nga mbrapa  autobusin e linjës Tiranë-Ndroq, i cili po kthehej drejt kryeqytetit.

Fatmirësisht pasagjerët e autobusit janë në gjendje të mirë shëndetërsore dhe janë larguar.

Ndërsa në gjendje më të rëndë shëndetësore paraqitet shoferi i furgonit.

Policia është në vendngjarje dhe po zbardh shkaqet e aksidentit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *