Ndroqi, takim me ministrin e jashtëm të Meksikës

redaktor

Investitori Ylli Ndroqi, që është edhe konsulli i nderit i Meksikës në Shqipëri, është pritur sot në kryeqytetin e Meksikës nga ministri i Jashtëm Jose Antonio Meade Kuribrena.

“Gjatë takimit konsulli i nderit i Meksikës falenderoi kreun e diplomacisë meksikane për pritjen e përzemërt, e njohu me përpjekjet për të promovuar Meksikën në Shqipëri si dhe folën mbi mundësitë dhe potencialet që ofron vendi ynë – thuhet në një njoftim për media të stafit të Ndroqit, investitori kryesor i grupit televiziv Ora News.

Ndroqi i dhuroi ministrit të jashtëm një dhuratë me simbolet kombëtare shqiptare dhe e ftoi kreun e diplomacisë meksikane të vizitojë Shqipërinë. Nga ana e tij, ministri Kuribrena shprehu mirënjohje për punën e z.Ndroqi si konsull nderi dhe u shpreh i kënaqur që Meksika prezantohet në Shqipëri me një personalitet të medias së vendit – thuhet më tej në njoftim.

Rreth 100 konsuj nderi të Meksikës nga e gjithë bota janë ftuar këto ditë në kryeqytetin e këtij vendi, në një vizitë që do kulmoi me një takim të tyre në Presidencë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *