Ndryshe nga vende të tjera në BE, Gjermania nuk do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin

entela

Ndryshe nga disa vende të BE që po planifikojnë të bëjnë vaksinën e detyrueshme, më së paku për punonjësit e sektorit shëndetësor, Gjermania ka deklaruar se vaksinimi kundër COVID-19 nuk do të imponohet tek askush.

Vendimin e qeverisë gjermane e ka njoftuar Ministrja gjermane e Drejtësisë Christine Lambercht në një intervistë për radio “Deutschlandfunk”.

Lambrecht ka thënë se detyrimi për vaksinim nuk do të jetë kusht as për punonjësit e sektorit shëndetësor dhe as për nëpunësit civilë (siç po ndodh në Greqi) duke thënë se e drejta për të jetuar dhe punuar nuk mund të cënohet. Megjithatë, ajo ka nënvizuar se ata që refuzojnë të vaksinohen mund të kërkohet që të testohen rregullisht dhe kostot e testeve do të duhet t’i përballojnë vetë.

Aktualisht në Gjermani rreth 41 milion qytetarë janë vaksinuar, ndërkohë që më së paku një dozë kanë marrë më shumë se 50 milion gjermanë.

Rikthimi i një vale infektuese për shkak të variantit “delta” të koronavirusit ka shtuar dyshimet për ardhjen e një “lockdown-i” tjetër në sezonin e vjeshtës.

 

e.r/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *