Ndryshim plani, Patozi merr drejtimin e “Bindja Demokratike”

Bora Basholli

Bindja Demokratike, forca më e re politike shqiptare është gati për t’u regjistruar në Gjykatën e Tiranës, pasi tashmë ka rreth 3 mijë firma.

Ditën e martë është dhe afati i fundit që partitë politike të regjistrohen për në Komisionin qendror të Zgjedhjeve për garën elektorale të 30 Qershorit, gjë e cila nën kupton se Bindja Demokratike do ti formalizojë procedurat ligjore para përfundimit të afatit.

Burime bëjnë me dije se drejtimin e Partisë Bindja Demokratike do e marrë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi.

Rudina Hajdari, që mendohej se do të ishte pjese e kësaj partie politike, mësohet se është tërhequr përkohësisht nga ky projekt.

Deputetja që kryeson grupin e ri demokrat në parlament pati një takim me Patozin të shtunën për të diskutuar mbi detajet e grupimit të ri politik, thuhet se në momentin final, ajo ka hezituar për të qenë në krye të partisë dhe ka kërkuar më tepër kohë, citon Tv Klan.

Hajdari, përmes reagimeve të saj, ka shprehur mbështetjen e saj për çdo forcë të re politke, pasi sipas saj njerëzit janë mërzitur nga politike gati 30 vjeçare.

Teksa pritet zyrtarizmi i emrit të kryetarit, Bindja Demokratike ka formalizuar bordin e saj, në të cilin bëjnë pjesë ish-anëtarë të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, si Endira Bushati, Leonard Olli, Fabian Topollaj, apo dhe Ardian Kollozi.

Ndërkohë, mbetët për t’u zbuluar nëse Patozi, një ndër zërat më kritik ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, do të mund të marrë dhe mbështetjen e ish-ministrave apo ish-deputetëve demokrat.

 

 

b.b/dita

Share This Article
7 Comments
  • Vetem njerez si Klevis krrici i faros, paloqja, Flamur herman Geringu, apo Albana voksh gerdalla mos prano ne partine e re Bindja demokratike

  • Patozi do perfundoje si Ceka, Pollo Topi perpara tij. R.Hajdari ka bere mire qe eshte terhequr.

    Partia e re do kishte kuptim me Rudinen dhe njerez te rinj te pakonsumar me pare.

    Patozi eshte relike e vjeter si gjithe PD -ja. Nuk ka ndryshim mes Patozit te perjashtuar dhe surreterve militante qe drejtojne sot PD.

    PS. ( Nqs lajmi eshte i sakte dhe jo fake , se Kazani cfare nuk shpik.)

  • Mire, per tu pershendetur per faktin se jo gjithmon kreret e se djathtes duhet te jen nga Tropoja.!
    Kjo levizje e Rudines dhe e Patozit me duke shume e arsyeshme.!
    E majta ka ber hapa ne kete drejtim me Edi Ramen, ndersa e Djathta ngeli vetem ne Tropoje.!
    Levizje e menduar mire vecse Patozi duhet te distancohet nga politika e vjeter e Berishes .!

  • ka shprehur mbështetjen e saj për çdo forcë të re politke, pasi sipas saj njerëzit janë mërzitur nga politike gati 30 vjeçare. says:

    Vendim i drejte Vendim korrekt ne kohen e duhur ne moemntin e duhur !
    Patozi eshte njeriu te pakten i perlyer me afera korruptive !
    Avanti Bindja Demokratike !
    Te kepusin qafen PD e vjeter !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *