Nëse bëni aksident me pasojë vdekjen dhe largoheni nga vendi i ngjarjes, atëherë mund të akuzoheni për “Vrasje”. Është ky propozimi që kanë bërë ekspertët e Policisë së Shtetit, për të ndryshuar Kodin Rrugor.
Bëhet fjalë vetëm për aksidentet me vdekje, kur shoferët largohen nga vendngjarja, por që tashmë nuk do akuzohen për “Aksident me vdekje” dhe “Largim nga vendi i ngjarjes, por për veprën penale “Vrasje”, e cila parashikon një dënim duke filluar nga 20 vite burg.
Propozimi është bërë fillimisht nga ish ministri i Brendshëm Saimir Tahiri një vit e gjysmë më parë, por sot të gjithë ndryshimet janë hedhur në letër, por që ende projektligji nuk është pjesë e axhendës parlamentare.
Ky propozim sipas ekspertëve do të bëhet për faktin se shumë persona pasi bëjnë aksidente me pasojë vdekjen ose me plagosje, ikin nga vendngjarja dhe Policia synon ndërgjegjësimin e shoferëve për rastet e aksidenteve.
Në dy vitet e fundit janë më shumë se 250 raste kur shoferët e makinave largohen nga vendi I ngjarjes, duke lënë pas persona të plagosur rëndë, ose të vdekur.
Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet të prekin edhe masën e gjobave. Në këtë mënyrë pritet të rritet vlera e gjobës, për mos vendosje të rripit të sigurimit, për përdorim celulari, apo edhe për shpejtësi tej normave të lejuara.
Ndryshimet në Kodin Rrugor pritet që brenda pak muajve të çohen për miratim në Parlament.

PO ISH KRYEMINISTRI FATOS NANO DHE MINISTRI AKTUAL BLENDI KLOSI?
Qe goditen ne autostrade me fuoristraden e tyre lluksoze nje kalimtar fatkeq dhe e hodhen ne kanal te gjalle duke ja mbathur me pas nga vendi i krimit si frikacake enverista te vertete?
PO KU ISHTE POLICIA E SHTETIT DHE KU ESHTE TANI DREJTESIA ENVERISTE E MAFIES SE KUQE ME PUSHTET QE LA PAS ENVERI ME NEXHMIJEN?
sepse:
E gjitha kjo nisme duket si nje propagande enveriste e Kohes se Qepes kur Enveri hidhte kushtrimin per te luftuar shfaqjet e huaja ne nje kohe qe po i likuidonte te gjithe shoket e vet sipas nje strategjie afategjate.
Deri tani ky krim i shemtuar i pushtetareve tane enveriste te Partise se Punes ka mbetur i pandeshkuar si edhe shume krime te tjera,
por:
DERI KUR ME KETE HIPOKRIZI?
Shumë normale, nqs e braktis njeriun në rrugë është vrasje.
nuk e di si nuk eshte futur ne nenin e kodit rrugor qe nje person qe te godet dhe iken nga vendi i ngjarjes quhet krim..ne rregulloren e kodit rrugor ne Greqi ky eshte nje nga nenet me te forta …
Atij populli jo vetem aq pak…..por….dhe kur te marre ajer duhet te quhet vrasje…..
Propozuar nga Sajme Hashash Qorri…
Ppse nuk propozohet per armebajtje pa leje taksative
15 vjet?
Ta kishte ditur me pare ndonje “serial killer” qe s’ka ligj nese shtyp njerez dhe largohesh nga vendngjarja ai do kishte bere namin. Hajde shtet pe leshi hajde.
Rumpalle Nanua,
Rumpalle Saliu,
Sa nje qen rruge,
Kushton o Zot njeriu !