Ndryshime të reja janë bërë të ditura mëngjesin e së enjtes në administratën e qeverisë “Rama”.
Plarent Ndrecaj është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme.
Ndreca zëvendëson në detyrë Dritan Palnikaj, i cili emërohet Këshilltar i Kryeministrit.
Plarent Ndrecaj ka mbajtur më parë postin e Sekretarit të Përgjithshëm pranë Ministrisë së Arsimit. Ndërsa, më pas kaloi sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Mjedisit të drejtuar nga Blendi Klosi.
Ndërkaq, Dritan Palnikaj që ka marrë postin e këshilltarit të Kryeministrit Rama, është emëruar Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Brendshme më datë 29 mars 2018.
Më herët ka mbajtur detyrën e Këshilltarit të Kryeministrit dhe Ministrit të Brendshëm.
Ka punuar avokat dhe inspektor jurist pranë AKKP.
e.t./dita

Këta personazhe nuk janë as “këshilltarë” (sepse nuk këshillojnë askënd për asgjë) e as “sekretarë” (sepse nuk ja kanë idenë punës së sekretarit).
Këta bëjnë vetëm punën e sekserit, ose direkt të Ministrit ose të ndonjë kompanie private që ka interes në tendera.
Mire beri se ky akuzohet nga kontrolli larte i shtetit per 800 000 euro abuzim.Shoqeri hajdutesh