Ndryshime në Prokurori, transferohen 6 hetues

redaktor

Kryeprokurori Adriatik Llalla ka firmosur sot transferimin e 6 prokurorëve me qëllim rritjen e performancës.

Burime nga organi i akuzës bëjnë të ditur se sipas vendimit të Kryeprokurorit Llalla, prokurori Kujtim Luli është transferuar në Prokurorinë e Apelit në Durrës.

Prokurori Buajr Sheshi është transferuar në Prokurorinë e Krimeve të Rënda në Tiranë, së bashku me prokurorin Kudusi Shahu.

Prokurori Bilbil Mete është emëruar në Prokurorinë e Shkallës së Parë në Tiranë, së bashku me prokurorët Hysen Keta dhe Kasem Berberi.

Share This Article
2 Comments
  • Vete Llallana duhet te transferohet se e ka dhjere ate zyre…asgje qe nga momenti ne kete detyre vetem pordh si me qene rus.

  • Zoti Llalla i benè transferimet gjoja tè reformojè prokurorinè,por ai vendos piketat e veta dhe te salès atje ku i duhet te forcojè pozitat nè mbrojtje tè krimit qe kane berè.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *