Ndryshime në Prokurorinë e Tiranës, Zaimi në krye të Task Forcës

Leda Hysa

Ndryshime të rëndësishme kanë ndodhur ditën e sotme në nivel drejtuesi në Prokurorinë e Tiranës.

Mësohet se në krye të Task Forcës është vendosur Marieta Zaimi, në vend të Deniona Katros, shkruan top channel.

Po ashtu, mësohet se Valentin Preçi, i cili drejtonte Sektorin e Trafiqeve në Prokurorinë e Tiranës zëvendësohet me Genci Qanen.

Ndryshim ka pasur edhe në Sektorin e Vrasjeve, ku Elina Kondi është zëvendësuar nga prokurori Armand Gurakuqi. Tre ish-shefat e sektorëve kalojnë prokurorë të thjeshtë te Prokuroria e Tiranës.

Ndërkohë është zgjeruar Task Forca e Prokurorisë së Tiranës duke u bërë me 11 prokurorë.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *