Ndryshime në qeveri? Ish-ministri: Do ikin disa besnikë të Ramës

DITA Online

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, paralajmëron se do të ketë ndryshime dhe zëvendësime në Këshillin e Ministrave. Ai shfaqet skeptik nëse do të ketë ndryshime të tilla, sepse e thekson se, përgjegjësia politike është e gjitha e Kryeministrit. Manjani pohon se ministrat në kabinetin Rama janë thjesht zëdhënësa politikë dhe kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon kryeministri, që sipas tij Rama i largon vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të Tij. Sipas Manjanit, kriza është e rëndë sepse vjen nga dështimi i filozofisë politike të atij që drejton.

***

Postimi i plotë në Facebook

Ndryshime ministrash në qeveri?!

Muhabet kot, po kot fare. Do ikin disa besnikë të Ramës për të ardhur disa besnikë të tjerë.

Problemi përsëri mbetet, pavarësisht kurimit të maskës. Bie fjala, problemet e arsimit të lartë vijnë nga modeli politik i ngrirë në Ligjin e Arsimit të Lartë, jo nga Lindita.

Ashtu si e koncepton dhe ndërton kabinetin qeverisës Edi Rama, asnjë ministër nuk është përgjegjës as para publikut e as para ligjit për sektorin që drejton.

Përgjegjësia politike është e gjitha e Kryeministrit. Kurse përgjegjësia juridike bie mbi drejtorë e nëpunës të tjerë.

Ministri i kabinetit Rama nuk ka as të drejtë nisme politike apo ligjore e madje as të drejtë të flasë e të votojë në mbledhjen e qeverisë.

Ministri i kabinetit Rama e ka të ndaluar të flasë në publik, përveç se kur urdhërohet nga Kryeministria. Në këtë rast teksti kontrollohet paraprakisht nga zyra e gjigante e shtypit.

Ministri i kabinetit Rama as emëron e as shkarkon dot njeri. Ai/ajo thjesht firmos aktet për kompetencë, përmbajtja e të cilave vjen nga Kryeministri.

Asnjë lidhje me rolin që i jep Kushtetuta e vendit Ministrit të Republikës. Asnjë, po asnjë lidhje fare,fare!

Ministri i kabinetit Rama është thjesht një zëdhënës politik dhe një kopsitës letrash zyrtare të zgjidhjeve që imponon Kryeministri.

Ata i largon Rama vetëm kur nuk flasin mirë në televizor, ose kur nuk kopsisin letrat e favoreve që duhet të bëjnë për llogari të Tij.

Ndaj ndryshimi i ministrave nuk është zgjidhja e problemeve të shumta që ka vendi.

Ndryshimi i ministrave nuk zgjidh keqqeverisjen, përkundrazi e maskon atë për të shtyrë edhe pak kohë. Natyrisht po e hëngri njeri këtë maskë të re…

Në historinë tonë politike të 28 viteve, veçanërisht në historinë e Partisë Socialiste këto lloj krizash janë zgjidhur më ndryshimin e Kryeministrave jo thjesht të ministrave.

Kriza është e rëndë sepse vjen nga dështimi i filozofisë politike të atij që drejton. Kur vjen puna që publiku preferon më shumë Kryetarin e Bashkisë (pjellë politike e Ramës) më shumë sesa Kryeministrin e vendit, ky i fundit bie. E rrëzon partia.

Kështu duhet të ishte në kushte normale, nëse PS do ishte vërtetë Partia me demokraci siç ishte dikur.

Në çdo rast, bën ç’bën PS me rilindjen, është punë për ta. Por hi syve me ndryshime ministrash nuk na hedhin dot!

Vendi ka një përgjegjës. Ky është Edi Rama i vetëm fare!

v.l /Dita

Share This Article
13 Comments
  • O ish ministri rrumbpalle do ishte mire qe Edvin-Kristaq -Rama me shumice votash ta hiqte ate qylxhiun e Shqiperise me emer Ilir si president dhe asaj baxhelles se tij t’ia gjente vendin ,se ata te dy ,jane me te rrezikshmit ne SHqiperi se nji dore e kane ne “bakllava”dhe nji dore e mbajne ne “revani”vaj medet Edvini ke mban,”GJARPERIN”ne qeveri (PRESIDENT).

    • Keshtu gjykoj edhe une socialisti,prandaj nuk ka zgjidhje pa u qeruar Rama jo vetem nga qeveria,por edhe nga PS-ja!
      Rama eshte vetem nje antishqiptar!

  • Aq mire ja ke thene o Sami…..
    Ky fytyre salduari [me ca qime] kujton se eshte mendja me e ndritur ne Shqiperi…..vdiq per nje cike minister….mezi po pret qe Lesh e Lia te vije ne pushtet….neqoftese…

  • Jo me siguri Rama do te heqi besniket e tij dhe do ti zevendesoje me besniket e likes dhe tuajet. Po perse si mendon ti zoti manjani se duhen futur ne qeveri hajdutet e leshelise?

  • Nuk rri dot PITBULLI i LSI-se pa honger mut si gjithmone…ngordh per icik “faktor” …ne te sateme o ham..hamm..

  • mos beni dhe ju sikue ka ngrene shume.nganjehere,sic thote edhe polici i portokallise,edhe do te haje.

  • Eh ,sa mire do behej ta kishim kete “popullorin e drejtesise” Kryeminister. Po c’e do ,ishte 3 muaj minister dhe i vajti hunda ne maje te kokes sa edhe Pinoku ia kishte ziline…. Eh,s’ke c’i bene ,komshia i Monikes. Sa mire te mos flasi fare !

  • NE GJITHE MEDJEN E SHKRUARE & TELEVIZIVE MESESHUMTI KAZAN ME OSE PA TE DREJTE PER ÇDO GJE,EDHE PER SHIUN QE NUK BIE KUR DUAM NE,FLITET KUNDER QEVERISJES SE VENDIT,PASI NGA QEVERIA I KAN SYT TE GJITHE.EDHE NE SI PESIONIST TE VARFER EISTREMISHT.
    -KUSHDO MUND TE KRITIKOI QEVERINE E KM RAMA-2,POR NUK KANE TE DREJTE TE ULURIJNE,SHPIFIN,SAJOJNE VIDIO TE TIPIT BABOLE E ZAGANI,ETJ,ATA QE KANE VJEDHUR,SHKATERRUARE E VRARE NE KETE VEND NE 25 VITE.I TILLE ESHTE EDHE KY MANJANI I LSI,QE PASI PUNOI ME RAMEN NE BASHKI E QEVERI E U DALLUA VETEM PER SHPIMIFJE,DEL E SHKRUAN NE GAZEREN D I T A QYFYRE TE TIPIT LIKE-FLIRIRI,QE POPULLI THJESHTE NUK DO TU SHOFI BOJEN.
    -KY TIP GJEN HAPSIRE TE FLASI E SHKRUAJE GJITHANDEJ NE KETE SISTEM TE MENDEROSUR,KU HAJDUTI ESHTE BERE NJESH ME DREJTESINE E QEVERISJET 28 VJEÇARE,KU NUK E NERR VESH I PARI TE DYTIN.SE:
    1-KA 28 VJET QE TE GJITHE PUSHTETARET KAN FUTUR DUART NE PASURIN E POPULLIT,KU MBI 2 MILJARD LEKE NUK DIHEN NGA KAN SHKUARE.
    2-HAJDUTI KAPUR ME PRESH NE DORE NUK E KA KTHYERE GJEN E VJEDHUR.ASHTU SI A.FULLANI,A LLALLA. E GJITHE SHPURA E PREKUROREVE E GJYKARESVE,KOMUNAREVE,K/BASHKIAKEVE,ETJ.
    3-E FUNDIT PER SOT,KM RAMA NUK DO TE PYES KETE MANJATIN E LSI SE KE MINISTER DO HEQI E DO LERE.DOEMOS SI K/MINUSTER AI KA PERGJEGJESI ME SHUME.POR AI NUK ESHTE FILMUARE ME BLLOK NE DORE,NUK KA VRARE ASNJE M I Z Ë,NUK E KA FSHEHUR KLEMEND BALILIN E LSI,APO ARMIR RRAPON E LIKES I KAPUR ME DROGE NE SHBA DHE ME F.B I PO PREGATIT DOSJET E LSI E BERISHIZMIT.
    -DO ISHTE MIRE QE SOI I KETYRE POLITIKANEVE SI SB,LB,IM,MK DHE KETIJ TIPI TE MOS DILNIN MË NE EKRANET E TV E TE SHTYPIT TE SHKRUARE SIDOMOS TE D I T A.

  • E more ETHEM po Like Hajdutin kush e vuri president a nuk e vuri Rama??? Te gjithe nje mut jane kush u mor me qeveri keto 28 vjete.Se po te mos ishe dhe jesh hajdut ne qeveri nuk ke mundesi te afrohesh.Jane vetem manovra sepse jane diskretituar.Po te mos ishin zbuluar ne publik keto skandalet e fundit do te vazhdonin te qete qokat dhe vjedhjet.Per popull e per Atdhe as nuk u shkon ndermend as Like pordhes as Sali qenit as Bashuk kurves.Hajt diten e mire.

  • Jane te gjithe fajtore , vetem Rame tepsia jo!!!!!!!!!!! O mortja qe su ha o sahanlepires te ridhjerjes qe mbroni kryehajdutin!!!!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *