Kreu i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili deklaron se ndryshimet e mundshme në qeveri janë atribut dhe përgjegjësi e Kryeministrit Edi Rama.
Vasili thekson se ndryshimet në qeveri nuk kanë të bëjnë me kartat elektorale.
“Kur dikujt i mungon impenjimi, nuk ka moment elektoral, por patjetër duhet të lëvizë. Ndryshimin e njerëzve nuk e kemi parë në funksion të ditës apo çështjeve elektorale, por në frymën e përgjegjësisë ndaj detyrës. Nuk ka një ditë të caktuar ku mund të bëhen ndryshime dhe një ditë ku nuk mund të bëhen ndryshime. Kjo është një dinamikë që vlerësohet vetëm nga performanca”, tha Vasili për Ora News.
I pyetur për marrëdhëniet mes PS-së dhe LSI-së, Vasili deklaron se nuk ka pasur ngërç midis këtyre dy forcave politike, por koherencë.
“Mund të konfirmoj që vazhdojmë të kemi të njëjtën përgjegjshmëri për reformën, kurse ngërçin s’e kam parë gjëkundi, por është një atribut i mediave që po jua lë juve të medias ta administroni. Ne nuk kemi pasur ngërç por koherencë dhe vazhdojmë të kemi koherencë. Por po e them me një dozë shakaje se sikur verës po i vjen fundi dhe telenovela për ngërçin i erdhi fundi”, tha ai.
Vasili thotë se koha në dispozicion deri më 30 gusht për të miratuar ligjin për rivlerësimin e gjyqtarëve është e mjaftueshme për të afruar qëndrimet
“Me vullnet të mirë mund të arrihet një miratim konsensual i ligjit. Dhe ky vullneti i mirë duhet të mbizotërojë edhe për 7 ligjet e Reformës”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

Për të vetmen gjë që jemi dakord me ju, dhe sidomos të ndryshojë ministrin e drejtësisë e të mos ua lërë juve.
Vasil keni bere ndonje pazar te piset se vetem keto pune dine te beni me Salehin, apo nuk u le e majta Europiane.
Kjo tregon se qeveria do iki sa te filloj vjeshta.
Po pa tjeter te ndryshohen duke filluar nga Haxhinasto, Panariti, Manjani…. e te gjithe ata qe ka vene LSI se jane me te paaftet dhe me hajdutet!!
Te degjosh Petrit Vasilin
Njelloj si te degjosh kopilin
Per nderin e nenes te te llafose
Qe nuk la pa provuar as derr, as dose.
VFLP.