Ndryshime në strukturën drejtuese të policisë

redaktor

Pas gati një viti në detyrë, kupola drejtuese e Policisë së Shtetit është prekur nga ndryshimet.

Zv/drejtori i Përgjithshëm Sokol Bizhga është emëruar Drejtor i Studimeve Strategjike, në vend të Bilbil Memës.

Bilbil Mema do të mbajë postin e Drejtorit të Akademisë së Policisë, që deri dje drejtohej nga Hysni Burgaj.

Ndryshime kanë pësuar edhe Drejtoritë në qarqe.

Haki Çako, ish-Drejtor i Policisë së Gjirokastrës emërohet zv/drejtor i Përgjithshëm për Hetimin e Krimeve, në vend të Sokol Bizhgës.

Kastriot Skënderaj shkon nga Vlora, Drejtor në Gjirokastër.

Ndërsa Perlat Çullaj zhvendoset nga Durrësi dhe emërohet në krye të Policisë së Vlorës.

Alban Çela ka zëvë postin e numrit 1 të Policisë së Kukësit.

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, firmën e të cilit mbajnë ndryshimet në kupolën e Policisë së Shtetit, ishte në mesditë në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme, për të komunikuar emërimet.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *