Ndryshime te Juventus, cilët lojtarë pritet të largohen

J L

Drejtuesit e Juventusit duan me çdo kusht të fitojnë Ligën e Kampionëve.

Pas ndryshimit të trajnerit, tani pritet të fillojnë të lëvizin edhe  në merkato.

Pozicioni ku pritet të ketë më shumë lëvizje do te jetë mesfusha, kjo edhe për shkak se në repartet e tjera “Zonja e Vjetër” ka shumë lojtarë cilësorë.

Sipas mediave italiane me valixhet në duar për tu larguar nga Juventusi janë, Sami Khedira dhe Blaise Matuidi.

I pari nuk kishte një sezon të shkëlqyer me bardhezinjtë, kjo edhe për shkak të dëmtimeve, ndërsa i dyti edhe pse ishte titullar sezonin që sapo përfundoi, nuk duket se është në planet e trajnerit të ri Maurizio Sarri.

Gjithashtu drejtuesit bardhezi po punojnë edhe për merkaton në hyrje veçanërisht në mesfushë. Pas Rabiot i cili është shumë afër torinezve, objektivat e tjerë janë Pogba dhe Milinkovic-Saviç.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *