Dërguar me SMS
Në numrin e redaksisë
Kjo mazhorancë nuk i ka punët mirë, sepse ende ka ministra që janë të lidhur me të djeshmen kur qeveriste PD-ja dhe sot janë të përlyer, prandaj nuk kanë arritjet e duhura. Rama të mos bëjë sikur nuk i sheh mangësitë, por të bëjë ndryshimet e nevojshme në kabinet. Duhen ndryshime dhe përshpejtim i reformës në drejtësi. Nga ana tjetër, PD-ja gabon kur mendon se mund të qeverisë vendin. E kujt ia thotë këtë? Shqiptarëve që i provuan për 8 vite salinjtë, bodet, imamët me shokë që e katandisën vendin për faqe të zezë. Jo, këtyre populli nuk u beson më qeverisje, sepse i njeh mirë bëmat e tyre. A mund të bëhet Basha kryeministër pa u paraqitur para Gjykatës së Lartë apo byrosë së hetimeve që do të ngrihet për të sqaruar 230 milionë eurot e Rrugës së Kombit, apo pa zbardhur urdhër dhënien e vrasjes së 4 qytetarëve në bulevard? Populli s’mund të sjellë në qeveri vrasësit, kryehajdutët qe ju i keni në krye të PD-së. Kur të pastrohet PD-ja nga të inkriminuarit, vetëm atëherë mund të vijë në pushtet.
