Ndryshimet kryesore të buxhetit

anazapta

Kur në Kuvend pritet të diskutohet nen për nen buxheti i vitit 2014 dhe paketa e re fiskale, treguesit e pritshmërisë së tij tashmë janë të qarta nga qeveria e re. Edhe pse pritet të jetë një vit i vështirë për financat publike, nga të dhënat e parashikuara buxheti shihet të jetë më realist se ky i këtij viti që po lëmë pas. Nëse krahasojmë treguesit për buxhetin fillestar të vitit 2013 me ata të vitit 2014, vëmë re se parashikimi për rritjen ekonomike është më realist për vitin që vjen. Kjo do të thotë se ndryshe nga vitet e fundit, qeveria është parashikuese në të njëjtin nivel me institucionet financiare ndërkombëtare dhe rritja ekonomike e parashikuar 2 për qind për vitin 2014 është më pranë rritjes ekonomike potenciale. Ndërkohë që të ardhurat janë parashikuar thuajse në të njëjtin nivel me ato të këtij viti, me një rritje modeste prej vetëm 3 miliardë lekësh, shpenzimet, janë parashikuar me rritje, afro 50 miliardë lekësh. Në këtë drejtim qeveria shprehet se, “rivendosim stabilitetit makroekonomik e fiskal, nëpërmjet mbështetjes së vazhdueshme buxhetore ndaj sektorëve prioritarë, të tillë si: arsimi, shëndetësia, bujqësia dhe infrastruktura”, çka do të thotë se këtu do të përqëndrohen dhe investimet kryesore. Referuar kësaj analize, vërehet një dyfishim të defiçitit, që automatikisht sjell dhe rritje të stokut të borxhit me 95 mld lekë. Në anën tjetër niveli i investimeve publike është parashikur që të fokusohet vetëm në përfundimin e projekteve të nisura, jo projekte të reja, ndërsa vërehet një rritje e kontigjencës dhe fondit rezervë, cka do të thotë se qeveria ka më tepër lekë në dispozicion për përdorim. Për  vitin 2014 ka ulje të vogël të fondit të kompensimit të pronarëve, ndërsa rritja e pagave dhe pensioneve, është parashikuar 500 milion lekë më pak, fakt që shpjegon se nuk do të ketë rritje, vetëm indeksim me inflacionin. Premtimet e bëra nga qeveria për një administratë të vogël dhe eficente pritet që të shkurtojnë me thuajse 12 mijë njerëz personelin e administratës publike, si në nivel qëndror ashtu dhe në atë lokal.

 

Vjelja e të ardhurave për vitin 2014

Sipas relacionit të projektbuxhetit të vitit 2014, parashikohet një rritje reale e PBB-së prej 2 për qind, ndërsa rritja nominale parashikohet të jetë 3.6 për qind. Ky parashikim merr parasysh pritshmëritë e zhvillimeve ekonomike në Eurozonë, veçanërisht në vendet me të cilat ekonomia shqiptare ka ndër-veprimin kryesor ekonomik, financiar e tregtar; faktorizon pritshmëritë për sjelljen e agjentëve ekonomikë privatë (konsumatorë dhe investitorë) brenda vendit, si dhe pritshmëritë sa i takon ndryshimit relativ të kushteve të financimit të ofruara nga sistemi bankar për vitin e ardhshëm. Gjithashtu, ky parashikim makroekonomik merr parasysh kombinimin e politikës monetare me atë fiskale e veçanërisht politikën fiskale të planifikuar për vitin e ardhshëm. Në bazë të treguesve makroekonomikë, në vitin 2014 vlerësohet se do të gjenerohen të ardhura në total rreth 42 miliardë lekë më shumë se një vit më parë. Në trend historik, vijuar edhe për vitin 2013, një prej faktorëve kryesorë të devijimeve negative të të ardhurave të realizuara kundrejt planifikimit, ka qenë parashikimi i ndjeshëm shumë më optimist i treguesve makroekonomikë e fiskalë. Për këtë arsye, për të vendour një vijë ndarëse të thellë nga praktikat e deritashme, parashikimet e të ardhurave të këtij viti janë bazuar në tregues makroekonomikë të certifikuar nga FMN-ja dhe mbajnë në konsideratë një zhvillim normal të ekonomisë për vitin 2014. Duhet theksuar se parashikimi i rritjes nominale prej 3.6% është plotësisht i arritshmëm sepse është ngushtësisht i kombinuar me masat që do të ndërmarrë qeveria për shlyerjen e borxheve ndaj të tretëve. Shlyerja e këtyre borxheve do të injektojë likuiditet, aq shumë të munguar te biznesi shqiptar. Sipas Ministrisë së Financave,  ky buxhet synon të vendosë një standard të ri të parashikimeve për të ardhurat e buxhetit, të cilat kanë efekt të ndjeshëm në parashikimin e tyre.

 

Viti 2014

  1. Rritja ekonomike e parashikuar                               2 % e GDP
  2. Te ardhurat                                                           363.9  mld lekë
  3. Shpenzimet                                                          459.5   mld lekë
  4. Deficiti                                                                     95.6  mld lekë
  5. Stoku i borxhit                                                      965.8 mld lekë
  6. Investimet                                                               66.5 mld lekë
  7. Kontigjenca dhe fondi Rezerve                             4.5 mld lekë
  8. Fondi per shpronësimin e ish pronarëve             1.6 mld lekë
  9. Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve          2   mld lekë
  10. Numri i përgjithshëm i të punësuarve                 86 500 vetë

 

 

Viti 2013

1. Rritja ekonomike e parashikuar                              4.3 % e GDP

2.Te ardhurat                                                           360.6 mld lekë

3. Shpenzimet                                                          409.5 mld lekë

4. Deficiti                                                                    48.9 mld lekë

5. Stoku i borxhit                                                     860.7 mld lekë

6. Investimet                                                               71.1 mld lekë

7.Kontigjenca  dhe Fondi Rezerve                            2.3 mld lekë

8. Fondi per shpronësimin e ish pronarëve              1.8 mld lekë

9. Fondi për rritjen e pagave dhe pensioneve          2.5 mld lekë

10. Numri i përgjithshëm i të punësuarve                  87 710  vetë

 

 

Share This Article
1 Comment
  • TAKSA PROGRESIVE SI KOKOSHI NE NJE THELE.

    Edi Rama e justofikoi taksen e tij famoze PROGRESIVE me llogjiken socialiste si nje SEPATE fiskale me moton:

    KUSH FITON ME SHUME TE PAGUAJE ME SHUME!

    duke patur parasysh barkderrat e biznesit tahmaqar me lakmi te madhe. Mirpo ja qe ka dale Ilir Meta me LSI-ne e tij dhe HOP nxjerr nga xhepi tefterat e ryshfetit te vjeter kur ishte me Saliun dhe PD-ne dhe tefterat e ryshfetit te ri tani qe eshte me Edvinin dhe PS-ne dhe i thote STOP! takses famoze PROGRESIVE per biznesin e fasonave qe jo vetem nuk paguajne TVSH fare ne shtet, por nuk duan te paguajne as tatim fitimin dhe ASNJE detyrim tjeter ne shtet, ndryshe pse i paguajne Ilir Mete Kuvendit taksen e tyre te ryshfetit? Po keshtu more te paudhe vepronte toidhjo Sali Berisha qe ca biznese i kishte te nenes dhe ca te tjera i kishte te njerkes? Si do te aplikoje tani Edi Rama taksen e tij famoze PROGRESIVE kur pa filluar akoma te veproje dhe te reflektoje kjo takse eshte bere si:

    KOKOSHI NE NJE THELE?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *