Prokurorët ankohen: Situata është e nderë

Elton Tafaruci

Pas Prokurorisë së Përgjithshme, që kërkoi pak ditë më parë ndërhyrje, pasi është bllokuar puna e saj veçanërisht në hetimin e dosjeve në juridiksion fillestar, ka reaguar edhe Unioni i Prokurorëve, që përfaqësojnë të gjithë prokurorët në vend.

Përmes një deklarate për mediet, Unioni i Prokurorëve shpreh shqetësimin për situatën e krijuar pas ndryshimeve kushtetuese. Prokurorët në vend – thotë unioni, – përfaqësojnë akuzën e shtetit në mijëra dosje në gjykatë dhe aktualisht konstatohet një situatë e nderë, që është krijuar nga mosmiratimi i ligjeve organike në zbatim të ndyshimeve kushtetuese.

Më tej unioni shprehet i shqetësuar për anëtarët e Prokurorisë pranë Krimeve të Rënda, të parashikuar për të mos vazhduar detyrën me ndryshimet e reja kushtetuese. Unioni i Prokurorëve thekson miratimin sa më shpejt të ligjeve dhe marrjen e masave për funksionimin normal të Prokurorisë derisa këto ligje të kalojnë.

Share This Article
6 Comments
  • Ku ka qene deri sot ky Union?! Jane mbyllur me apo pa precudure krime te renda! Kane marre cash nen dore ! Keto gjera i di i gjithe populli! Prisni edhe pak!

  • Prokuroreve tani u eshte shtuar deshira per te punuar. Pse nuk thone qe perse i kane bere malet me dosje te pa gjykuara deri tani, Pse nuk e kan bere mire punen? Populli besoj e nuk e pelqen punen e tyre. Ankohen se nuk po vjedhin ne kete kohe. Le te presin, te kalojne ne filter njehere dhe ata qe jane te besushem te punojne .

  • Po shqetësohen këta kanibal thonë për mungesë të akteve n/ligjore , por e vërteta është se i ka kapur paniku këto kopukë , i ka kapur frika e reformës këta vrasës serjal që për 25 vjet kanë livadhisur me kriminelët të paguar me taksa të shqiptarve si kanë dashur ,pa u ndëshkuar nga askushë .
    Por çdo gjelat e ka ditën e gjykimit me sa duket edhe këtyre prokurorve e gjykatësish po u vjen dita e gjykimit !!!, por në faktë kanë bashkëpunuar me zellë me kriminelët ,gjepat i kanë plot me para gjaku e krimi.
    Merakun e kanë për vendin e punës dhe privilegjet që do humbasin ,jo për popullin ,atë e kanë masakruar 25 vjet , po tani toka u dridhet nën këmbë !.. Disa duhet të futen në burg të përjetshëm ,kan bërë krime të mëdha ,kan nxjerrë kriminel e vrasës nga burgu.!!!

  • Po ju vjen dita te vinim te jepni llogari e jo te kerkoni llogari o ndyresira qe Deri dje nuk paskeni patur kohe po tani do beni hat and. Ptu ndyresira e hajduteve. Jepni llogari per parat e e vjedhura e pastaj shohim neser do vazhdojn si Prokurore apo si veterinere te plehrave, race e Gjinove prej Mirdite.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *