Ndryshimet Kushtetuese, SHBA: Keqardhje që s’pati konsensus, e kuptojmë zhgënjimin e opozitës!

Leda Hysa

Pas ndryshimeve kushtetuese që Kuvendi votoi sot, ka ardhur një qëndrim zyrtar nga SHBA. Ambasada në Tiranë shprehet se këto ndryshime janë në funksion të reformës zgjedhore dhe ato do të mundësojnë masa shtesë.

Nga ana tjetër, SHBA thotë se e kupton zhgënjimin e opozitës së kryesuar nga PD dhe se mirëpret angazhimin e tyre në Këshillin Politik.

Deklaratë e Ambasadës së SHBA

“Më 23 korrik, Parlamenti miratoi legjislacionin për të kodifikuar marrëveshjen e 5 qershorit për reformën zgjedhore, e cila u arrit në një mënyrë transparente dhe gjithëpërfshirëse përmes Këshillit Politik.

Sot, Parlamenti miratoi ndryshime në Kushtetutë që do të mundësojnë masa shtesë për reformën zgjedhore. Ndërsa ky veprim ishte në kompetencën e Parlamentit, është për të ardhur keq që nuk u mor në të njëjtin frymë me të cilën u arrit marrëveshja e 5 qershorit.

Ne i kujtojmë shumicës deklaratat e saj se, megjithë miratimin e sotëm në Parlament, ata synojnë të angazhohen me të gjithë partitë në Këshillin Politik, në mirëbesim dhe me qëllimin për të arritur në marrëveshje për zbatimin e legjislacionit mbi listat e hapura dhe koalicionet.

Ne e kuptojmë zhgënjimin e Opozitës së Bashkuar, ndërsa mirëpresim vendosmërinë e tyre për të mbetur të angazhuar në institucione dhe procese demokratike, përfshirë Këshillin Politik, në mënyrë që të dëgjohen zërat e të gjithë shqiptarëve.

Përsërisim, se ne do të shohim nëse drejtuesit do ta mbajnë fjalën e tyre. Ashtu siç vepruan në arritjen e marrëveshjes së 5 qershorit, udhëheqësit shqiptarë duhet të tregojnë gatishmërinë dhe aftësinë e tyre për të negociuar marrëveshje që vënë në radhë të parë interesat më të mira të popullit shqiptar”

l.h/ dita

Share This Article
12 Comments
  • SHBA e ka kuptuar tash e trodhjete vjet perbindeshin poliagjent (edhe te saj) te Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te tropojes, por koha kur ambasadoret e SHBA-se silleshin si guvernatore te Shqiperise do te marre fund me fillimin e negociatave te BE me Shqiperine.

    • SHBA dhe BE jane dy miqte me te rendesishem per te ardhmen e Shqiptarise ,ZOTI i Bekofte dhe uroj qe gjithmone t’a ruajme kete miqesi jetike per shqiptaret.

  • Keshtu flet vetem fytyra e dyte e Bajraktarit te Trustit te Geshtenjave dhe Boronicave te Tropojes:“Koston e konfliktit të krijuar me hedhjen në erë të marrëveshjes së 5 Qershorit dhe 14 Janarit, do ta mbash vetëm ti personalisht Edi Rama.” Por ne Kuvendin e Shqiperise votuan per ndryshimet e Kushtetutes se vitit te mbrapshte 2008 edhe 105 deputete te tjere. Ka ardhur koha e llogarive dhe kokat do te hane hajdutet, kriminelet dhe trahtaret e detiti te Shqiperise. .

  • E gjithe kjo situate absurde, vjen nga qe opozita e vertete “dogji” mandatet ne Kuvendin e Shqiperise.
    Te ishte ne parlament nuk u benin keto ndryshime sepse nuk i kishin votat.
    Edhe ambasada amerikane, para 3 ditesh e tha qarte. Po vuan pasojat e lenies se mandateve.
    Te gjitha tani i ka PS, Parlamentin, pushtetin lokal, KQZ, GJL, KLD etj etj.
    Kush e dha ate mendim te denueshem ne PD, nuk e tregon njeri.
    Ishalla, pas bajramit, SHBA e KE i ulin edhe nje here ne tavoline, per te nxjerr amendamentet rregulluese te ndryshimeve te kushtetutes.
    LUFTE CIVILE, per politike, ky vend nuk do e nuk ka nge.
    Boll kemi njehere TERMETIN e CIVID-in.

  • Opozita eshte ne Parlament, ju zoterinj te Ambasades e keni fjalen per Kriminelet e Bashkuar?
    Vendi i tyre eshte ne burg, Trustit te Geshtenjave iu shtua edhe Trusti i Boronices qe kene mbeshtetjen e kokekatrirt Like Florirt

  • Ambasada amerikan bene sikur nuk e kupton cfare po pregadit autokrati Rama: zgedhje si ato te 30 qeshorit te cilat po keta nderkombtare i aprovuan! Pse te ndryshoje skemen mbasi i eçi aq mire Rames?!
    Pfff per kete ambasadore! Puna e tyre tash ashiqare po dihet: ne sherbim te shkaterimit te Shqiperise qe ceshtja shqiptare ne Balkan te shuhet !

  • Konsesus-kompromis, -fjala magjike ne perendim. Nuk ka rendesi cfare arrihet, nuk ka rendesi as se kush merr pjese ne kompromis! Le tw jetw edhe trusti i lulelakres me xhafmorrsat e bregut te Lanes, apo dredhsit e zinxhirit me numeruesit e mizave, apo grabitesit perdhunues me viktimat e tyre! Ama, rendesi ka te arrihet dhe proklamohet me te madhe KOMPROMISI midis tyre. Neve nw perendim vdesim per kompromise.

  • Mua personalisht nuk me ben pershtypje se cfare ben opozita jashte parlamentare ,por me ben pershtypje qe keta te opozites jashte parlamentare nuk e ngrejne zeri kondra Rames ,por e perkrahin Ramen ,duke mos u ndiere ,qe Rama ,do te beje ligjin e amnistise fiskale .Kjo eshte tmerr ,ndihmojne parate e droges ,kriminalitetit e dreqi me te bire .Nxireni koken nga rera ju opozite jashte parlamentare ,se nuk jeni struca ?Por jeni vetem anti shqiptare dhe ne populli opozitar , jemi te zhgenjyer nga ju .Shqiperia ne rrezik .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *