Institucioni i Avokatit të Popullit falënderon deputetët, Ministrinë e Drejtësisë dhe të gjithë aktorët e shoqërisë civile që bënë të mundur ndryshimet në Kodin Penal, përmirësime të cilat do t’i sigurojnë një trajtim më dinjitoz grupeve të magjinalizuara. Në një deklaratë për shtyp, zëdhënësja e Avokatit të Popullit, Elona Demollari, tha në emër të këtij institucioni se falë punës bashkëpunuese me Ministrinë e Drejtësisë dhe organizatat e shoqërisë civile, u bë i mundur prezantimi në legjislacionin shqiptar, për herë të parë, i konceptit të krimeve për shkak të urrejtjes.
“Ndryshimi i parë shumë i rëndësishëm ka të bëjë me përfshirjen si rrethanë rënduese të një krimi edhe motivim për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor (pra mbron më shumë edhe komunitetin transgjinor).
Ky ndryshim ndodhi në nenin 50 të Kodit Penal: Shkronja “j” ndryshohet si më poshtë vijon:
“j) kur vepra është kryer e shtyrë nga motive që kanë të bëjnë me gjininë, racën, ngjyrën, etninë, gjuhën, identitetin gjinor, orientimin seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, gjendjen shëndetësore, predispozicione gjenetike, ose aftësinë e kufizuar.”.
E thënë ndryshe nëse një krim ka ndodhur për arsyet e mësipërme, përfshirë edhe për shkak të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, atëherë rrethanat janë rënduese dhe fajtori dënohet më shumë. Ndryshimi i dytë që duhet thënë se është një revolucion i vërtetë dhe historik në Shqipëri ka të bëjë me përfshirjen në Kodin penal të konceptit të krimeve ndaj LGBT përmes teknologjisë së informacionit.
Neni 119/a parashikon një krim të ri në listën e veprave penale që është “shpërndarja e materialeve raciste, homofobike ose ksenofobike nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit”.
Tashmë, për këtë vepër penale parashikohet si më poshtë:
“Ofrimi në publik ose shpërndarja e qëllimshme publikut, nëpërmjet sistemeve të teknologjisë së informacionit e komunikimit, e materialeve me përmbajtje raciste, homofobike ose ksenofobike, përbën kundërvajtje penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në dy vjet”.
Ndërkohë, në emër të Aleancës kundër Diskriminimit LGBT dhe Pro LGBT, Xheni Karaj shprehu falënderime për Avokatin e Popullit. « Gjatë këtyre muajve kanë gjetur dyert e hapura të këtij institucioni për të propozuar e për të bashkëpunuar për ndryshime si këto të fundit në Kodin Penal. Komuniteti LGBT e konsideron këtë votë, që ka qenë unanime nga maxhoranca dhe opozita, si një votim historik që siguron si asnjë vend tjetër në rajon një mbrojtje më të mirë ligjore për komunitetin LGBT. Ne u bëjmë thirrje të gjithë administratorëve të faqeve online në internet që jo vetëm të respektojnë etikën duke mos lejuar komente apo informacione që shtrembërojnë realitetin dhe fyejnë një komunitet të tërë, por që tashmë të respektojnë edhe Kodin Penal. Ndryshimet e fundit nuk janë një përpjekje për të kufizuar të drejtën e shprehjes së askujt, por janë përpjekje për të ndaluar mundësinë që dikush apo një grup njerëzish të fyejnë, denigrojnë dhe të ofendojnë me qëllim një njeri tjetër apo një grup tjetër të shoqërisë siç është komuniteti LGBT. Ky legjislacion do i bëjë më të pastra dhe më dinjitoze vetë hapësirat online, ku do rrihen mendimet e jo fjalori i rrugës. Falenderojmë Avokatin e Popullit dhe institucionin e Ministrisë së Drejtësisë si dhe deputetet e maxhorancës dhe opozitës në Komisionin e Ligjeve që mundësuan realizimin e këtyre ndryshimeve dhe që i mbrojtën ato deri në fund”, tha Karaj.
Poshte Pederastizmi!