Ndryshimet në Ligjin e Mediave Audiovizive, OSBE: S’ka censurim të lirisë së shprehjes

J L
epa05712705 Organisation for Security and Co-operation in Europe (OSCE) flags fly outside the OSCE Permanent Council venue at the Hofburg Palace in Vienna, Austria, 12 January 2017. Austria took over the Chairmanship of the Organization from Germany on 01 January 2017. EPA/FLORIAN WIESER

Përfaqësuesi i OSBE-së për Lirinë e Medias, Harlem Désir, i dërgoi një letër Qeverisë së Shqipërisë mbi ndryshimet e fundit në Ligjin për Median Audiovizive në Shqipëri dhe Ligjin për Komunikimet Elektronike.

Bëhet fjalë për një analizë ligjore, e cila është pjesë e një procesi të gjatë konsultimi mes Zyrës së Përfaqësuesit dhe qeverisë gjatë hartimit të legjislacionit.

“Unë vlerësoj bashkëpunimin e gjatë dhe konstruktiv që kemi krijuar me autoritetet e Shqipërisë gjatë procesit të hartimit të ndryshimeve të reja të ligjit për median audiovizive”, tha Désir.

Në mënyrë të veçantë, Përfaqësuesi përshëndeti një amendim të ligjit për një mbrojtje më të fortë mbi të cilën Zyra e tij kishte insistuar.

Në dokument thuhet se: “Asnjë dispozitë në këtë ligj nuk do të interpretohet në atë mënyrë që të garantojë të drejtën për të censuruar ose kufizuar lirinë e shprehjes, ose të drejtës së fjalës.

Ky ligj interpretohet në përputhje me parimet e Konventës Evropiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore, siç zbatohet në praktikën gjyqësore të Gjykatës Evropiane të të Drejtave të Njeriut”.

Përfaqësuesi vuri në dukje se versionet e fundit të draftit përmbajnë gjithashtu një formulim të ri të dispozitave që përcaktojnë objektin dhe fushën e ligjit.

Këto dispozita të reja sqarojnë se ligji zbatohet vetëm për shërbimet e mediave audiovizuale dhe ofruesit e publikimeve elektronike.

Për më tepër, pas konsultimeve të mëparshme me qeverinë, amendimet e fundit në draft theksojnë qartë se “ofruesit” e mediave elektronike nuk do t’i nënshtrohen një mekanizmi regjistrimi të detyrueshëm për të kryer aktivitetet e tyre në Shqipëri, por vetëm në mekanizmi vullnetar.

“Ishte gjithashtu e rëndësishme të sigurohej që agjensia rregullatore, Autoriteti i Mediave Audiovizive (AMA), nuk do të ketë të njëjtat kompetenca mbi përmbajtjen e publikimit në internet si kompetencat e gjera që ka aktualisht në sistemet e transmetimit”, thuhet në deklaratën e OSBE-së.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment
  • Cdo gje mund te quhet, por vetem medja jo Sepse medja te pavarura ne Shqiperi nuk ekziston Keto quhen medja partiake te cilen investohen nga keto parti per ti shrbyer vetem atyre

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *