Ndryshimet në ligjin e procedurave, si bëhet analiza e riskut të TVSH

redaktor

Ligji i procedurave tatimore ka ndryshuar kryekëput duke sjellë një mënyrë të re në llogaritjen e rriskut të Tatimit të Vlersë së Shtuar (TVSH).

Kështu kontrollet lidhur me rimbursimin e TVSH-së bëhet vetëm në bazë të analizës së riskut dhe kërkesat për rimbursim TVSH-je të cilat nuk janë me risk të procedohen automatikisht për rimbursim.

Për të garantuar dhënien në kohë të rimbursimit të TVSH-së është përcaktuar se pagesa e tepricës kreditore të rimbursueshme kryhet brenda pesë ditëve, nëpërmjet sistemit të thesarit.

Varianti përfundimtar i projektligjit “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9920, datë 18.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, synon që të përmirësojë klimën e biznesit, të qartësojë, të thjeshtojë dhe të lehtësojë procedurat tatimore për tatimpaguesin.

Në të njëjtën kohë ky projektligj synon ruajtjen e integritetit fiskal duke vendosur kushte të barabarta dhe konkurrencë të ndershme nëpërmjet luftës së informalitetit.

Sipas relacionit të projektligjit, miratimi i tij do të sjellë disa ndryshime të rëndësishme përsa u përket procedurave tatimore.

Propozimet e këtij projektligji fokusohen në lehtësimin, thjeshtimin dhe qartësimin e procedurave tatimore për tatimpaguesin.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *