Kreu i Këshillit të Bashkisë së kryeqytetit Aldrin Dalipi i bën thirrje ligjvënësve që të mos kufizojnë të drejtat e këshilltarëve bashkiakë. Sipas tij, vendimarrja për qytetet, nuk duhet lënë vetëm në duart e kryetarit të Bashkisë.
“Më lejoni që dhe në emrin tuaj tu bëj thirrjeve ligjvënësve në parlament, të cilët tani po bëjnë ndryshimet për qeverisjen vendore me ndarjen e re administrative, të kenë kujdes me rolin e Këshillave Bashkiakë. Sepse të dhënat janë që roli i Këshillave Bashkiakë do të vijë duke u zvogëluar.
Duke marrë shembullin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, një Këshill model që në dy vitet e fundit ka miratuar dy buxhete të kryetarit të Bashkisë pavarësisht se ka kundërshtarë politikë, duke marrë shembullin e projektvendimeve që kanë ardhur dhe janë gjykuar me shumë ftohtësi.
I bëj thirrje ligjvënësve që Këshillave Bashkiakë në territor ti japin rolin që i takon, mos ti lënë në duart e një njeriu vendimet”, shprehet Dalipi për Ora News.
