Ndryshimet në listat e PD, Topalli fuqizon klanin e vet

anazapta

Dyshimet e ditëve të fundit rreth listave të kandidatëve të PD-së po vërtetohen. Pas fshehjes së listave zyrtare nga PD-ja për mëse një javë, demokratët kanë ndryshuar dy herë listat, para se ato të miratohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Shkak janë qejfmbetjet dhe klanet e krijuara brenda selisë blu në lidhje me kandidimet, shkruan sot “Shekulli”.

Zërat për një irritim të kryeparlamentares Topalli gjatë mbledhjes së kryesisë natën që përfundonte afati për dorëzimin e listave konfirmohen nga ndryshimet që janë bërë në lista për  qarkun e Shkodrës dhe atë të Tiranës. Nga krahasimi i dokumenteve të shpërndara përfaqësuesve ligjorë të partive politike dy ditë më parë, me listën përfundimtare të miratuar dje, rezulton se ka ndryshuar renditja e kandidatëve të PD-së në Shkodër, duke rifuqizuar klanin e kryeparlamentares Jozefina Topalli.

Në Qarkun e Shkodrës ka dhënë dorëheqjen prefektja Voltana Ademi nga kandidimi, ndonëse e kishte të sigurtë fitoren. Me dorëheqjen e saj, zhvendoset lista e kandidatëve të tjerë, të cilët rrisin shanset për të fituar dy kandidatët e tjerë të PD-së, që njihen edhe si mbështetës të rrymës së nënkryetares Topalli.

Share This Article
4 Comments
  • Kjo nuk fiton.Nuk ka shans sepse imungon kultura,nuk ka tru eshte agresive,servile,fallco,s di te flasi shqip d m th ZERO.

  • seshte aspak e vertete, eshte vetem diversion koti, Voltana Ademi tashme ka dhene doreheqjen si prefekte dhe aktualisht vazhdon te mbetet kandidate, klani i ashtuquajtur Topalli ska qene dhe nuk ekzisten kurre, Jozi ka mbete e izoluar ne maje te listes e vetme fare pa mbeshtetje, vetem nje kandidate ka dhene doreheqjen e 10 ne liste e parendesishme fare si person, kshu qe mos hapni lajme diversioni kot sepse kesaj I ka perfudnuar epoka e mbajtjes se shkodres nen feudalizem….

  • Macja e zeze etiketohej Nexhimie Hoxha per bemat e saj, ne komunizem, por ajo nuk paske qene asgje para MACES se ZEZE , Xhoz Topallit nje femer e pashpirt dhe lepirese si ….. e katranit Sali. Cfaredo listash te nderrojne, turpi i koqeve te KQZ qe shkelin ligjin dhe i lejojne, jane humbur. Mendja e qytetareve shqiptar nuk ndron, sic nderrohen listat e PD.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *