Ndryshimet në skenën politike, Haradinaj: Gjithçka është e mundur

Leda Hysa

 

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, nuk e përjashtoi të enjten mundësinë e ndryshimeve në skenën politike, për shkak të mospajtimeve brenda koalicionit qeverisës rreth tarifave ndaj mallrave serbe dhe procesit të bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë.

Udhëheqësit e institucioneve u takuan të enjten me ambasadorin amerikan, Philip Kosnett për të diskutuar situatën ne vend.

Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar anulimin e tarifave për t’i hapur rrugë procesit të bisedimeve me Serbinë dhe kanë paralajmëruar pasoja nëse kjo nuk ndodhë.

Kryeministri Haradinaj, tha pas takimit se tarifat ndaj mallrave serbe dhe bisedimet me Beogradin janë dy tema që nuk duhet të ndërlidhen mes veti. Ai tha se mbështet plotësisht procesin e bisedimeve dhe arritjen e një marrëveshjeje me Serbinë, por sipas tij është e padrejtë të kushtëzohet ky proces nga Serbia.

“Ajo që është me rëndësi është që vendosja e taksës pra është vendim sovran, i Kosovës, nuk është bërë kundër dialogut por është bërë që t’i kërkohet Serbisë një qasje e re në raport me Kosovën. Ju e dini cinizmin e ministrit të Jashtëm (Ivica) Daçiç si i shau edhe udhëheqësit ndërkombëtarë edhe neve kur dështuam në Interpol, ky është një vendim sovran i qeverisë së vendit, unë nuk e kuptoj pse i ndërlidhin këto tema kështu si janë ndërlidhur deri më tani. Serbia ka marr plot vendime të brendshme dhe asnjë nga ato për ne nuk ka qenë kusht që të mos shkojmë në tavolinë. Nëse zonja Mogherini dëshiron ta vazhdojë dialogun le ta vazhdojë”, tha kryeministri Haradinaj.

Dallimet për tarifat kanë bërë që ditëve të fundit koalicioni qeverisës në Kosovë dhe marrëdhëniet ndërmjet tre udhëheqësve më të lartë të vendit të duken më të lëkundura se kurrë, ndonëse një natë më parë pas një takimi, udhëheqësit e koalicionit qeverisës thanë se koalicioni është funksional dhe i qëndrueshëm.

Megjithatë, kryeministri Haradinaj tha sot se në ditët e javët në vazhdim të gjitha janë të mundshme.

“Ne jemi në proceset, po them ashtu reale politike, të gjitha janë të mundshme në këto ditë dhe javë që vijnë. Dëshira ime është që së pari këtë të shtunë të kryejmë disa detyra që janë me interes për vendin pra buxhetin, që mos t’i lëmë arsimtarët dhe të tjerët pa paga se dimë çka do të thotë ajo, nëse mospajtimet politike vazhdojnë mund të rezultojnë edhe me të arritura tjera, çfarëdo qofshin ato”, tha ai./VOA

l.h/ dita

Share This Article
4 Comments
  • Ah sikur te kishim nji kryeminister per Shqiperine si z.Haradinaj te vendosur per interresat e popullit shqiptare.E ne vend ta kishim ma te mire se z.Haradinaj e kemi mysybet nji skizofren i pa taban e i pa nocion kombetar.

  • asd !

    Ke shume te drejte.Posa hyri ne Shtepine e Bardhe lavderoi kombin Serb si nji popull te civilizuem dhe shume paqedashes.Ky vec per sherr asht jo vetem per kombin shqiptare por per gjithe boten dhe ferst Ameriken.Origjinal si ideatorit te Nacionalsocializmit (Nazizmit) hitlerian:Gjermani mbi te gjithe.

  • Z Haradinaj -mos harro se zija eshte nje dite por turpi eshte i perjetshem.Mos u gjunjezo!Kjo eshte toka jone.Miqesite jane te perkoheshmeTe paret kane thene”MIKUN TA DONI E TA MBRONI POR KURRE ZOT SHTEPIE ATE MOS TA BONI!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *