Në statutin e ri të Partisë Socialiste kryetarët e degëve të partisë do të kenë rrogë dhe do të punojnë me kohë të plotë.
Kjo do të thotë se ata nuk do të kenë poste të tjera në administratë.
Drafti ende i papërfunduar synon që të sanksionojë me ligj brenda partisë për kryetarët e degëve, të cilët do të jenë 61 të tilla njësoj si kryetarët e bashkive.
Deri më tani, kryetari i Partisë kishte një pozicion drejtori në administratë, ndërsa kur partia ishte në opozitë, ai mbetej pa punë. Tashmë, kryetari do të ketë rrogë njësoj sikur të jetë i punësuar në administratë dhe do të jetë në funksion të partisë.
Që prej 2005-s, kur doli në opozitë, kryetarët e degëve të PS-së kanë punuar vullnetarisht pa rroga, me përjashtim të atyre rasteve kur PS-ja drejtonte bashkinë apo komunën dhe kryetari gjente një vend pune pranë pushtetit vendor.
Por kryetari i saj, Edi Rama, pas analizës së zgjedhjeve të 2013-s dhe 2015-s kërkon forcimin e partisë dhe rritjen e numrit të anëtarësisë në 150 mijë veta deri në zgjedhjet parlamentare të 2017-s dhe këtë kërkon ta bëjë përmes forcimit të strukturave të partisë në bazë. /Dita/

Atehere dhe kryetarit te PS i ndalohet te behe_k/ministerte_
Jo statusin por statutin o shkrues batalioni; qe se mesuat njehere. Gazetare plepash.
Jo statusin por statutin o shkrues batalioni; qe se mesuat njehere. Gazetare plepash.`
jo 150 mije por 300 mije sa vendet e punes qe ka krijuar qeur eshte ne qeverisjen e shtetit te fuqishem shqiptar. kaq antaresime sipas parashikimeve te mia shkencore do kete partia private e edvinit.
Kryetari i partise se bashkise perkatese duhet te jete automatikisht kandidati i partise per zgjedhjet lokale. Ekipi qeverises duhet te formohet nga drejtuese te qendres dhe te bazes. Per kete arsye i duhet kufizuar kryetarit te partise (kandidatit per kryeminister) ne maksimum mundesia per te kooptuar ne qeverisje por edhe ne vitet e fundit para zgjedhjeve, forca jashte partise. Partia qendrore dhe deget e sqj lokale duhet te hyjne ne zgjedhjet perkatese me programe everisese paraprake te miratuara nga kongresi i partise, perkatesisht nga konferenca e partise e bashkise perkatese. Etj. Etj. qe duhen percaktuar hollesisht ne statut ne menyre qe te mos i hapet rruge abuzimeve te mundshme nga cilidoqofte. Tung
Ore po zgjedhjet ne parti kur do ti beni se tashme Rama eshte nje kryetar partie abuziv sipas rregullave qe aq shume i propagandon. Perse kur behet fjale per Ramen qofte kryetar partie qofte Kryeminister rregullat nuk vlejne? Keshtu behet diktature jo shtet.