Ndryshimet që pritet të bëjë De Biazi në formacion

Dita

Një ditë para ndeshjes miqësore me Marokun, kuqezinjtë kryen stërvitjen e radhës në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Burime nga “Panorama Sport” bëjnë me dije se trajneri De Biazi pritet ndryshojë formacionin bazë me të cilin luajti në finalet e Europianit “Francë 2016”, duke u lënë më shumë hapësira edhe atyre lojtarëve që nuk janë akvizuar shumë me klubet e tyre.

Në stërvitjen e kryer pasditen e së martës, De Biazi provoi formacionin me Berishën në portë, Hysajn, Gjimshitin, Mavrajn e Lenjanin në mbrojtje, ndërsa Xhaka para mbrojtjes dhe Abrashi e Basha më të avancuar në qendër të mesfushës. Gashi dhe Hyka u pozicionuan në krahët e mesfushës, ndërsa Cikalleshi titullar në sulm.

Edhe pse asgjë nuk është e sigurt deri pak para fillimit të ndeshjes në impiantin “Loro Boriçi” në Shkodër, kuqezinjtë që kanë qëndruar më së shumti në stol me klubet e tyre pritet të kenë një vend si titullar ndaj sfidës me Marokun.

Ndeshja pritet të jetë një test për formën e tyre dhe për dilemat e De Biazit me formacionin, pasi më datë 5 shtator kuqezinjtë do të luajnë ndeshjen e parë zyrtare ndaj Maqedonisë po në Shkodër, të vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2016”.

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *