“Akti Normativ që anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë është një akt turpi i kësaj qeverie”. Ky ka qenë reagimi i deputetit të Partisë Demokratike, Luçiano Boçi 2 ditë pas miratimit të ndryshimeve në buxhet nga qeveria shqiptare.
Përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook’, Boçi shprehet se mësuesi shqiptar trajtohet si “i dorës së tretë“ dhe po shkon drejt varfërimit absolut ekonomik.
“Akti normativ që anulon rritjen e pagave për mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë është një AKT TURPI i kësaj qeverie. I disatë në këto vite.
Si askund dhe si asnjëherë tjetër, mësuesi shqiptar, arkitekti i së ardhmes së kombit, vazhdon të konsiderohet si “bishti i kavallit”, të trajtohet si “i dorës së tretë” e të përçmohet progresivisht.
Përgjatë këtyre viteve Ministria e Arsimit e drejtuar nga Nikolla ka ndjekur e ka instaluar ndaj mësuesve tre linja sjellje të kthyera në norma.
- POLITIZIM TË SKAJSHËM TË TYRE. Kjo, nëpërmjet emërimeve politike të tyre e drejtuesve të shkollave, jashtë çdo standarti. Tërheqjes pothuaj me dhunë drejt votës së imponuar. Marrjes zvarrë në promocione politike. Angazhim ekstrem në përcjelljen e përkrahjes qeveritare.
- VARFËRIM ABSOLUT EKONOMIK. Heqje e pagës se 13 dhe shpërblimit të fundvitit. Refuzim i pagesave për distancën kilometrike të shkollave. Mosnjohje financiare e shkallës së vështirësisë për lëndë të caktuara. Sigurisht dhe mohim absolut i rritjes së pagës.
- DEPERSONALIZIM PERMANENT. Kjo nëpërmjet kalvareve burokratike të testeve pa fund, të letrave idiote që mbushin kot. Të kërcënimit të vazhdueshëm për vendin e punës. Të lënies në dorë të fatit të tyre, drejtorëve të komanduar e militantë. Të mosnënshkrimit për vite me radhë të kontratës kolektive. Të ndryshimeve ligjore që godasin statusin e tyre.
E gjitha kjo sheqeroset me letra ngashëryese të ministres dhe me epitete inflacioniste që hidhen në publik vend e pa vend si “të dashur” “të bukur” “të mirë”. Ndërkohë që pas shpine mësuesit i nxirret gjuha e i shtrëngohet rripi”, komenton Boçi.
Në mbledhjen e datës 26 korrik Këshilli i Ministrave miratoi Aktin Normativ për ndryshimin e buxhetit, që sipas Ministrisë së Ekonomisë dhe Financave ka për qëllim nxitjen e mëtejshme të investimeve publike dhe dhënien e paketës së solidaritetit për pensionistët dhe familjet në nevojë në fund të vitit.
Sipas ndryshimeve, investimet publike arrijnë në nivelin e 86.7 miliard lekë, duke arritur nivelin e 5.3% në raport me Prodhimin e Brendshëm Bruto apo në rritje me 0.1% në raport me buxhetin e mëparshëm.
o.j/dita

Aman more Boci, po ku ke qene deri tani se na thave syte, e pa ty nuk na kalon dita. Jemi mesuar me brockullat tuaj, shpifje pa fund. Si nuk te vjen pak turp, e mban vehten edhe per intelektual i shkolluar.
Gjermania I hoqi vizat e punes per punonjesit e
Mjekesise. Edrama.ul rregullisht pagat e tyre.
Kush e gjen perfundimin????!