“Ndryshimi i kufijve, një përshkallëzim i rrezikshëm”

DITA Online

 

“Ndryshimi i kufijve apo shkëmbimi i territoreve mund të jenë një përshkallëzim të rrezikshëm”, komenton për DW Johanna Deimel, eksperte e Ballkanit pranë Shoqatës së Studimeve për Evropën Juglindore.

Ndryshimet e kufijve kanë qenë gjithmonë një vijë e kuqe për BE-në dhe Uashingtonin. Atashimi i Preshevës përmendur nga presidenti Thaçi “me një taktikë retorike” faktikisht do të thotë shkëmbim territoresh me pasoja të paparashikueshme për të gjithë rajonin: për Maqedoninë, që sapo ka marrë ftesën e anëtarësimit në NATO, për Bosnjen dhe Hercegovinën dhe për serbët, që jetojnë në jug të lumit Ibar në Kosovë.

Një destabilizim nuk mund dhe nuk duhet të jetë në interesin e BE-së dhe të vendeve anëtare të tij dhe as në rajon. Tani kur kanë kaluar më shumë se dhjetë vjet nga pavarësia e Kosovës rikthimi tek ideja e atashimit të Preshevës dhe heqjes dorë prej veriut të Kosovës mund të shkaktojë një përshkallëzim të rrezikshëm, madje edhe provokues.

Nëse vërtetë pas dyerve të mbyllura në Uashington zhvillohen bisedime serioze për një shkëmbim territoresh, atëherë Brukseli do të humbiste kontrollin.

Kjo do të kishte si pasojë dështimin e të gjitha përpjekjeve të nismave në frymën evropiane për vendosjen e ekuilibrave dhe afrimin – duke përfshirë këtu edhe vet dialogun e Brukselit mes Beogradit dhe Prishtinës.

/DW

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • Johanna Deimel. Kjo eshte nje burokrate qe do te jete brenda, te mos kete telashe dhe t’i gezoje ato dhjetra mije euro qe merr rroge duke ngrohur zogjte e vet.

    • Te jemi realiste: Perse i duhen shteti te Kosoves

      sipas Wikipedise:

      Zubin Potoku, (regjistrimi popullsise viti 2015):
      Total 15,200

      Serbs 13,900 Albanians 1,300

      Zvecani (regjistrimi viti 2015) Total 16,650

      Serbs 15 850 Albanians 500 Te tjeret 300

      Leposaviqi (Leposavić :Total: 18 mije e 600 banore, nga te cilet 18 mije jane serbe,
      350 vete jane boshnjake,,
      65 ashkali dhe
      vetem 270 vete jane shqiptare)

      Popullsia ne Mitrovicen Veriore: viti 2009:
      Total 12,326 banore

      Serbs and others 11,459 Albanian 867

      Presheva: Ne vitin 2002 ka pasur 35.000 banore,

      Albanians 31.000 Serbs 3.000

      Ne Medvegje; viti 2011: Total 7.500 banore

      Serb 6420 Albanians 527

      Bujanovc (viti 2011) Total: 18.000 banore

      Serbs 13.000 Albanians 250 vete

      Ne keto kushte Kosoves i intereson te shkembeje territoret me Serbine dhe te bashkohet me Shqiperine.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *