Debati politik ka kohë që është orientuar drejt ndërhyrjes në ligjin themeltar të shtetit dhe qëndrimet variojnë nga më ekstremistët që kërkojnë një Kushtetutë të re tek ata më të rezervuar që kërkojnë thjesht disa ndryshime. Por një prej juristëve më të mirë të së djathtës, ish-kryetarit të Komisionit te Ligjeve Ilir Rusmali ka theksuar se ndryshimet nuk do sjellin asnjë përmirësim për sa kohë që nuk ndryshon sjellja e politikanëve pasi duhet kuptuar që kushtetuta i takon qytetarëve për t’i mbrojtur nga pushteti.
“Burimin e keqja e ka këtu dhe difektin nesër do ta kemi përsëri këtu. Çdo amendament tjetër, formulë teknike për të zëvendësuar një formulë teknike që ka dështuar në mënyrë eklatante për shkak se i është nënshtruar interesave politike të palëve nuk do të na çojë shumë përpara. Sepse rreziku është shumë i madh që të dështojë dhe formula e re teknike në mënyrë eklatante”, tha Ilir Rusmali.
Dashamir Shehu nga radhët e opozitës ishte radikal në ndryshime totale në ligjin themeltar të shtetit, të kundërshtuara nga Spartak Braho i LSI-së.
“Ka mbërritur në një shkallë të tillë sa që nuk mund të arnohet, është një divan i vjetër, s’ka më as sustë, as gjë. Unë them të bëjmë të ri, dhe Kushtetuta e re duhet të biem dakord, sistem gjeneral, apo me senat, se dhe kjo është temë e madhe, se këtu është bërë që çdo dy muaj shkoka një ligj në Gjykatë Kushtetuese dhe ajo ka zëvendësuar senatin, dhe kjo nuk është fortë demokratike, që nëntë veta gjykojnë ligjshmërinë, demokracinë e një ligji”, tha Shehi.
“Nuk duhet të ndryshojë çdo 20 vjet, nuk bëhet as me revolucione, madje nuk bëhet as nga njerëz dosido, nga rruga por bëhet nga specialistët më të mirë. Sepse Kushtetutën nëse do ta hedhim në rrugë do të bëjmë njësoj si Kushtetutat e regjimeve të kaluara”, u shpreh Braho.

Gjalle qnka Rusmaili!? Pasi, Berisha i shfrytezoi dhe kata legene,”juriste te ditur” dhe keta e lane veten te perdoren ,tani ,duan te na thone ,se, nuk kane qene ne pushtet, per tete vjet dhe vetem vodhen,genjyen vrane!?Poshtersia eshte shtruar kembekryq ne PD!
Satrapi mbajti me te miret e juristeve ,qe me sa duket do i sherbejne akoma ata te plepave,,,,!