Ndryshimi i qëndrueshëm kërkon seriozitet pas ikjes së kamerave

Ori

Situata reale në bregdet është larg retorikës politike.

Ndërkohë që njoftimet zyrtare japin shifra të përditshme heqje çadrash e shezlongjesh, mjaftojnë pak orë pas që situata të kthehen sic janë pas ikjes së kamerave dhe mediave.

Në Ksamil kanë dalë pamjet e para të ripopullimit të bregut me shezlongje private vetë 3 ditë pas aksionit masiv për heqjen e tyre.

Ndërkohë në shumë zona detare ku janë bërë investimet e fushatës “Rilindja urbane” amortizimi i punimeve në sheshe apo bregun e detit është shumë i shpejtë, megjithëse kanë kushtuar disafish kostot e tyre.

Tjetër problem është vijimi i lejimit të ndërtimeve pa kriter.

Monitor sjell rastin e Shëngjinit, bregdeti më i afërt për shqiptarët e Kosovës, pasi nga Prizreni te plazhet e Ranës së Hedhun duhen vetëm dy orë.

Ky avantazh e bëri mjaft të frekuentuar qytetin e vogël të Veriut, i cili më parë shërbente vetëm për banorët përreth.

Kërkesa në rritje për pushime nxiti ndërtimin e hoteleve serioze pas viteve 2010.

Në Shëngjin ofron shërbimet “all inclusive” një nga resortet më të mëdha në vend, që akomodon në një natë mbi 1700 persona.

Por, përmirësimi i rrugës vitin e kaluar nga Rana e Hedhun deri në Lagunën e Kune -Vain ka nxitur një valë të re ndërtimesh pa kurrfarë standardi për turizëm të qëndrueshëm dhe serioz.

Oferta më e lartë për akomodim për të njëjtin fluks pushuesish ka sjellë ulje të çmimeve nga 30-50%.

Shëngjini ka humbur bukurinë një plazhi të qetë dhe cilësor ndaj dhe pushuesit këtë vit duket se e kanë braktisur.

Numri çekëve dhe polakëve u ul ndjeshëm këtë verë, gjithashtu edhe rezervimet nga shqiptarët e Kosovës, të cilët janë larguar drejt plazheve të tjera më pak të zhurmshme.

Hotelet kanë ulur çmimet në raport me një vit më parë për të tërhequr pushues dhe çadrat në plazhet e Ranës së Hedhun janë të mbushura përgjysmë.

Menaxherët e hoteleve kryesore atje pohuan se dhomat në brezin e parë të plazhit po shiten edhe me 50 euro nga 80 -100 euro dy-tre vite më parë.

Sipas tyre, vetëm këtë vit oferta për banesa të reja është dyfishuar dhe kjo ka sjellë ulje të çmimeve edhe për hotelet serioze.

“Arsyet e ikjes së pushuesve janë të shumta dhe komplekse, por arsyeja kryesore lidhet me mungesën e politikave orientuese të qeverisë për të zhvilluar turizmin në baza të qëndrueshme dhe për më tepër, për të mos lejuar ende sot pas gati tre dekadash tranzicion ndërtime pa kriter” – shkruan Monitor

o.p. / dita

Share This Article
5 Comments
  • PAROLE, PAROLE, PAROLE Signori Rama e Lleshi

    Shuuume sakte!

    Dhe pastaj habitet qeveria per reportazhe si ai i Rai 3.
    Ose ben sikur habitet.

    Ishte e pritshme që dokumentari i RAI 3 mbi aktivitetin e grupeve të trafikut në Shqipëri dhe situatën e kultivimit të kanabisit do prishte humorin e qeverisë, e aq më tepër të ministrit të Brendshëm që e ka çuar policinë në plazhe për të hequr shezlongë e çadra, të cilat vetë ky shtet i la për 6 vjet të zinin plazhet publike.

    Ministri ka reaguar për dokumentarin e Rai-t duke bërë një çarçaf pa vlerë në facebook dhe sulmuar televizionin italian bashkë me opozitën.

    E njëjti avaz sa herë të palarat dalin në shesh, jo nga mediat shqiptare por ato të huaja. Kujtojmë reagimin e Partisë Socialiste nëpërmjet Blerina Gjylametit për përgjimet e BILD, reagim të cilin zoti Rama e gëlltiti me gjithë shfaqjen bajate të zonjës në fjalë, duke e quajtur deklaratë të paautorizuar.

    Ministri i Brendshëm, Sandër lleshaj nuk ka bërë gjë tjetër veçse Gjylametin e radhës, duke folur për fake news dhe mish-mash televiziv dokumentarin e RAI-it apo reagimet qe ngjalli. Ai thotë se shumë shpejt autoritetet italiane do reagojnë mbi këtë material, ndërkohë që në dokumentar janë autoritetet që flasin, Prokurori i Antimafias dhe zyrtarë të lartë të policisë italiane.

    Ai thote se ne Shqiperi 1/3 e siperfaqes vijon te jete e mbjelle me kanabis, ndersa vjet u kapen vetem ne nje ngarkese 9 ton kanabis ne Otranto.

    Mund të dilni në ERTV të përgjënjeshtroni shifrat dhe ashtu si zoti Rama mund të bëni padi ndaj RAI-3.

    Të tjerat janë parole Signor Lleshi..!

    • Po mire mo Ori, kete “shume sakte”kujt ja drejton? Vetvetes? Edhe moderator, edhe komentues kjo sikur s’shkon.

      • Per temen ne fjale kishe ne ndonje koment? Apo ju ka thene Fuga te komentoni ne stilin e liderit global, qe kur e pyesin per ekonomine apo drejtesine, te kthehet dhe te flet per Juventusin.

      • I nderuar komentues

        Për shkrimet e postuara në faqen online përveç komenteve që shkruhen drejtpërdrejt nga ju nën tekstin e redaksisë vijnë edhe komente me email ose SMS nga lexues që për arsye të ndryshme nuk u postohen komentet ose e përcjellin Ditën nëpërmjet rrjeteve sociale.

        Këto komente hidhen nga redaktorët e faqes online në shkrimin përkatës, secili sipas fashave të orarit që mbulon.

        Përkohësisht këto komente shfaqen me emrin e editorit të momentit dhe më pas shfaqet emri i komentuesit ose emri i zgjedhur prej tij.

        Nëse moderatori dëshiron të thotë diçka, ai e thotë nën okelion MOD.

        Faleminderit dhe lexim të mbarë

        Moderatori Online Dita

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *