Kuvendi i Shqipërisë parashikohet të votojë këtë javë ndryshime në Kodin Penal.
Një prej ndryshimeve që pritet është edhe kriminalizimi i bixhozit.
Referuar nenit 197, organizimi dhe ushtrimi i lojërave të fatit, lotarive apo bixhozit në kundërshtim me ligjin, parashikon dënimin me burg nga 1 deri në 3 vjet.
Po për këtë vepër parashikohet dënimi nga 2 deri në 5 vjet, nëse në lojë marrin pjesë persona nën moshën 18 vjeç.
Ndryshimet parashikojnë gjithashtu se kur vepra penale kryhet nëpërmjet shfrytëzimit të funksionit shtetëror ose shërbimit publik, dënimit me burgim i shtohet ¼ e tij.
Nga ana tjetër, ndryshimet penalizojnë rëndë edhe ata që marrin pjesë në lojërat e fatit në kundërshtim me ligjin. Për këtë kategori, parashikohet dënimi me gjobë ose me burgim deri në 1 vit./scan

e.ll./dita
