Bizneset e lojërave të fatit nuk mund të hapen më në afërsi të kishave, xhamive, spitaleve e ambulancave, shkollave dhe bankave. Një ndryshim në Ligjin për Lojërat e Fatit përcakton gjithashtu edhe një afat gjashtëmujor, brenda të cilit të gjitha subjektet që ushtrojnë këtë veprimtari dhe që janë të vendosura pranë institucioneve të mësipërme duhet të shpërngulen, në të kundërt do t’u hiqet licenca. Ligji i ri i jep Njësisë së Mbikëqyrjes së Lojërave të Fatit kompetencën t’u heqë licencën subjekteve, të cilat nuk ndryshojnë vendndodhjen brenda afatit të caktuar kohor.
“Ndalohet ndërtimi/marrja me qira e mjediseve, me fushë veprimtarie lojëra fati, të ekspozuara pranë institucioneve fetare, arsimore e shëndetësore dhe institucioneve bankare. Brenda një periudhe 6-mujore nga hyrja në fuqi e këtij ligji, subjektet që ushtrojnë veprimtarinë pranë këtyre institucioneve, duhet të marrin masat për ndryshimin e vendndodhjes. Në rast se brenda kësaj periudhe subjektet nuk kanë ndryshuar vendndodhje, NJMLF-ja procedon me heqjen e lejes së ushtrimit të aktivitetit”, thuhet në ligjin e ri, i cili pritet të hyjë në fuqi më 1 qershor të këtij viti.

PO NA SPJEGONI SE SA METRA LARG KETYRE OBJEKTEVE LEJOHET SEPSE KESHTU NE MENYRE SUBJEKTIVE SALIIU MUND TE BEJ GALLAT DUKE I MATUR DISTANCAT ME HAPAT E TIJ….KU I INTERESON BISNESIT TE XENIT I BEN HAPAT E SHKURTER…
SIDOQOFTE U UROJ SHQIPTAREVE TE LARGOHEN NGA KETO LOJERA QE JANE
“TAKSA E BUDALLAIT” QE PAGUAJNE SHQIPTARET PER FAMILJEN E SALIUT…